Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritikat e Ramës ndaj BE, Soreca: Shqipëria duhet të ketë plan vaksinimi

2021/01/12 at 6:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kritikat e Ramës ndaj BE, Soreca: Shqipëria duhet të ketë plan vaksinimi

Ambasadori i BE, Luigi Soreca është shprehur i habitur për deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë dhe rajonit për procesin e sigurimit të vaksinave.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai ka thënë: “Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020. Pas disa ditësh kemi përvjetorin e parë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, kur Bashkimi Evropian mblodhi aq shumë aktorë për të vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliardë euro dhe menjëherë 115 milionë euro nga Komisioni Evropian, që tani, pas një viti, po japin rezultate konkrete në terren, në fushat e kulturës dhe arsimit.

Më pas, vjen ndihma e Bashkimit Evropian gjatë pandemisë së COVID-19. Të gjithë e kanë parë sasinë e pajisjeve mjekësore. Unë vetë kam bërë shtatë dhurime pajisjesh, që u kanë mundësuar shqiptarëve ta përballojnë këtë periudhë. Pastaj Plani Ekonomik dhe i Investimeve, me 9 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Në çastin kur nisi vaksinimi, ndryshe nga partnerët e tjerë, Bashkimi Evropian nuk e mbylli derën për ndihmën me vaksinimin, përkundrazi, vuri menjëherë në dispozicion 70 milionë euro që janë të disponueshme për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, që do të marrë një sasi të rëndësishme të kësaj kuote, për t’u siguruar që Shtetet tona Anëtare që dëshirojnë ta bëjnë këtë mund t’i përdornin këto para për t’ia dhuruar apo rishitur vaksinën Shqipërisë.

Unë e kuptoj zhgënjimin, por ky është një proçes jashtëzakonisht i ndërlikuar. Zhvillimi i një plani vaksinimi i ka angazhuar gjithë shtetet e botës, si dhe Shtetet Anëtare, dhe kjo ka rezultuar shumë e vështirë. Ne po shohim se situata e COVID-19 në Europë është ende shumë e vështirë dhe numri i vaksinave që janë të disponueshme, është ndoshta më i vogël nga sa shpresonim. Ka një pengesë për prodhimin e vaksinës. Pavarësisht kësaj, jemi gati t’i japim ndihmë Shqipërisë. Dje Shqipëria nisi vaksinimin, dhe ne jemi gati t’i japim ndihmën tonë Shqipërisë.

Unë jam takuar me Ministren e Shëndetësisë, do të takoj edhe ambasadorët e Shteteve Anëtare, për të punuar të gjithë së bashku, për t’u siguruar që javët e ardhshmetë ketë më shumë vaksina të disponueshme për qytetarët shqiptarë. Por duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vaksinimi për t’i mundësuar BE-së të ndërhyjë, por edhe Covax-it, më vonë gjatë vitit, që të vazhdojë vaksinimin. Ky nuk është një moment i vetëm, plani i vaksinimit do të kërkojë muaj, me qëllim që të mbulojë gjithë komunitetin këtu. Kështu që Bashkimi Evropian është këtu, siç ka qenë pranë shqiptarëve gjatë gjithë kohës”, tha Soreca.

Në deklaratën për mediat ditën e djeshme kryeministri Rama theksoi se në fushatën e vaksinimit Bashkimi Evropian ka menduar vetëm për veten e tij dhe është lënë në dorë të vendeve anëtare që të bashkëpunojnë me vendet jo antare.

“Nëse do të shikoni se si BE e ka konsideruar këtë proces ku ka menduar vetëm per veten e vet është lënë në dorë të vendeve anëtare që të bashkëpunojnë me vendet jo anëtare”, tha Rama./Opinion.al

Etiketa: beLugi SorecaVaksina

Ju sugjerojmë

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

4 Shtator, 2025 11:48 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

4 Shtator, 2025 11:42 am
Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
Bota

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

4 Shtator, 2025 11:26 am
Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
Politikë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

4 Shtator, 2025 11:20 am
Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
Aktualitet

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator, 2025 11:02 am
“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh
Bota

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

4 Shtator, 2025 10:55 am
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë
Kronikë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

4 Shtator, 2025 10:27 am
Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë
Bota

Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë

4 Shtator, 2025 10:15 am
SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse

4 Shtator, 2025 9:44 am
I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin

4 Shtator, 2025 9:33 am
Para
Infektimet Covid kalojnë 67 milionë të prekur në botë

Gjermania konfirmon variantin e ri të COVID-19 nga Afrika e Jugut

Dyshohet se morën pjesë në protestë, nën hetim dy infermiere kanadeze

Dyshohet se morën pjesë në protestë, nën hetim dy infermiere kanadeze

Defekt në linjën Elbasan-Fier, disa zona të vendit pa energji elektrike

Defekt në linjën Elbasan-Fier, disa zona të vendit pa energji elektrike

TE FUNDIT

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
4 Shtator, 2025

Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i "Koalicionit të të Vullnetshmëve" për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
4 Shtator, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu nxnësit për vitin e ri shkollor. Në një postim...

Lexo më shumë

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
4 Shtator, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga...

Lexo më shumë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
4 Shtator, 2025

Kolegji Zgjedhor pritet të thotë 'fjalën e fundit' për betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në orën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com