Shqipëria ka nisur sot fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. E para që mori vaksinën ishte mjekja Najada Çomo.
Pas Çomos është vaksinuar Kryeministri Edi Rama. Fillimisht Rama ka plotësuar formularin sipas procedurës. Pas kësaj kreu i qeverisë mori vaksinën. Ndërkohë kreut të qeverisë do t’i duhet të qëndrojë 30 minuta pas marrjes së injeksionit në stadiumin “Air Albania”.
Ndërkohë pas kryeministrit u vaksinua mjeku infeksionit Pëllumb Pipero./Opinion.al