Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria e Elbasanit sekuestro pasurisë së grabitësve të Rinasit

2021/01/11 at 2:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria e Elbasanit sekuestro pasurisë së grabitësve të Rinasit

Prokuroria e Elbasanit me vendimin nr.623 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të Klement Çalës, vëllait të tij Eldi Çala dhe Alkond Bengasit, autorë të grabitjes së Rinasit. Hetimi është bazuar mbi “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Në total janë sekuestruar një apartament 50 m2 dhe ndërtesë 1 kat me sipërfaqe mbi 167 m2 në Kusarth të Elbasanit, në emër të Eldi Çalës dhe Elida Çalës. Arë 809 m2 në Kusarth në emër të Alkond Bengasit, Esunela Qevanit dhe Alert Qevanit. Si dhe 50% të kuotave të Eldi Çalës në një shoqëri tregtare.

NJOFTIMI NGA PROKURORIA

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË ELBASAN

Informacion mbi procedimin penal Nr. 1285 te vitit 2019
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar në datë 02/07/2019 procedimin penal Nr. 1285 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar po ashtu në datë 06/09/2019 procedimin penal Nr. 1676, për veprat penale të parashikuara nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të sjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Ky procedim penal lidhet me veprimet e kryer nga shtetasi Dritan Ekmekçiu, në kuadër të elementeve të veprave penale të parashikuara nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal. Ky shtetas ka hyrë në marrëdhënie financiare të dokumentuar si dhe në marrëdhënie qiraje të padokumentuar me shtetasin Pullumb Çala, i ati i shtetasit Klement Çala.
Me vendimin e datës 09/09/2019, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka disponuar për bashkimin e akteve të procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019 me ato të procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, në bazë të parashikimeve të neneve 79/1 të Kodit të Procedurës Penale. Në datë 19/07/2019 është regjistruar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime emri i shtetasit Klement Çala.
Me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Nr. 623, datë 23/07/2019, është vendosur, ndër të tjera:
1. Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:
Pasurinë me Nr. 1/189+1-2, vol. 23, f. 145, e llojit apartament, me sipërfaqe 50 m², zona kadastrale 8524, e gjendur në lagjjen “Vullnetari”, Pall. Nr. 645, shk. 1, kati 1, ap. 2, Elb asan, regjistruar në emër të shtetasve Pullumb Shefqet Çala dhe Elida Luan Çala;
Pasurinë me Nr. 468/2/3, vol. 4, f. 131, e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m², zona kadastrale 2346, si dhe ndërtesë 1 kat e llojit njësi, me sipërfaqe 167,9 m², e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, regjistruar në emër të shtetasve Eldi Pullumb Çala dhe Elida Luan Çala;
Pasurinë me Nr. 428/2/6, vol. 5, f. 127, e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m², zona kadastrale 2346, e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, në emër të shtetasve Alkond Ferdinand Bengasi, Esunela Ferdinand Qevani dhe Alert Ferdinand Qevani, ku në datë 14/12/2017 është regjistruar kontrata e sipërmarrjes Nr. 4788/2867, datë 14/10/2017, me investitorë shtetasit Elida Luan Çala, Eldi Pullumb Çala dhe Pullumb Shefqet Çala.
2. Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi 50% të kuotave të zotëruara nga shtetasi Eldi Pullumb Çala në shoqërinë tregtare “Alba Fashion Confession” sh.p.k, me Nipt L82620202I.Në kuadër të këtij procedimi penal, në datë 16/12/2020 është marrë i pandehur dhe akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal shtetasi Klement Çala.
I pandehuri është njoftuar me përfundimin e hetimeve paraprake si dhe për të është respektuar afati i përcaktuar në nenin 327/4 të Kodit të Procedurës Penale.
Me vendimin e datës 30/12/2020, nga aktet e procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, janë ndarë aktet e procedimit penal Nr. 1676 të vitit 2019, pasi nga hetimet nuk kanë rezultuar të dhëna që justifikojnë bashkimin e procedimeve penale.
Në përfundim të hetimeve paraprake, duke i konsideruar të plotë veprimet hetimore, në përputhje me përcaktimet e nenit 327/6, gërma b, të Kodit të Procedurës Penale, me kërkesën e datës 31/12/2020, nga prokurori i çështjes është përpiluar kërkesa me objekt “Dërgimin për gjykim” të kësaj çështjeje penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, seksioni penal.

 

Etiketa: Klement Çalaprokuroria e elbasanitRinas


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

9 Tetor, 2025 8:15 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 tetor 2025

9 Tetor, 2025 7:56 am
Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
-U tha në Opinion

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

8 Tetor, 2025 11:56 pm
“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

8 Tetor, 2025 9:57 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Para
Maskat me detyrim/ Basha: 1 në 3 shqiptarë s’ka para ta blejë

Basha: Ekonomia po rrënohet, Rama dhe ministrat trefishuan pasurinë

Nuk respektuan masat anti-COVID, ndëshkohen 1051 persona

Nuk respektuan masat anti-COVID, ndëshkohen 1051 persona

Përmbytjet/ Meta në Sukth: Emergjent menaxhimi më i mirë i situatës

Përmbytjet/ Meta në Sukth: Emergjent menaxhimi më i mirë i situatës
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
9 Tetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të...

Lexo më shumë

Horoskopi, 9 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
9 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një javë shumë energjike! Marsi ju mbështet dhe ju shtyn të thoni atë që mendoni, por kini...

Lexo më shumë

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
8 Tetor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka shpjeguar arsyet kryesore pse sistemi...

Lexo më shumë

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
8 Tetor, 2025

Skema e zbuluar nga SPAK të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit nga një grup kriminal u diskutua në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com