Ditën e sotme Shqipëria do të nisë fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.
Lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat u shpreh se vaksinat u siguruan me ndihmën e një shteti të BE, duke shtuar se nuk ishte i autorizuar që ta tregonte.
Ndërkohë, “ABC News” thotë se shteti që ndihmoi Shqipërinë me vaksinat anti-COVID ishte Austria.
Po ashtu, Rama kritikoi dhe BE duke thënë se ka menduar vetëm për vete, ndërsa shtoi se nëse vendi do të mbështetej vetëm të COVAX për vaksinën, do të ishte ende duke pritur./ Opinion.al