Ditën e nesërme do të nis vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, teksa shprehet se ky është një lajm i mirë. Kryeministri ka paralajmëruar dy ditë më parë në mbledhjen e komitetit ndërministror të Emergjencave Civile se vaksinimi mund të niste më herët se sa java e tretë e janarit që ishte parashikuar.
Kujtojmë që, stadiumi “Air Albania” do të jetë vendi ku do të kryehet vaksinimi masiv i popullsisë në Tiranë, ndërsa parësore në procesin e vaksinimit do të jenë grupt e riskut të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm ose më të rrezikuar nga virusi.
Postimi i Ramës:
“LAJM I MIRË
#ShqipëriaBuzëqesh
Nesër nisim vaksinimin antiCovid19
#PunëJoGjumë”, shkruan kryeministri Edi Rama.