Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata në HEC-e, Beci: Nga nivelet më të larta historike të prurjeve

2021/01/09 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata në HEC-e, Beci: Nga nivelet më të larta historike të prurjeve

Reshjet intensive  të shiut kanë bërë që dy prej hidrocentraleve të kaskadës së Drinit të jenë pranë kuotave maksimale duke detyruar KESH-in që të nisë shkarkimet. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare niveli i ujit në hidrocentralin e Vaut të Dejës shkarkimet totale janë 500 m3/s nga portat e shkarkimit dhe 420m3/s nga prodhimi i turbinave, ose rreth 30% e prurjeve natyrore në lumin Drin.

Niveli i Ujit në këtë hidrocentral është 75,5 metra nga 76 metra që është maksimumi.Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare Benet Beci deklaron se shkarkimet aktuale  nuk ndikojnë në përmbytje , ndërsa janë të shqetësuar për reshjet që priten të dielën dhe të hënën.

“Prurjet janë 3 mijë metra kub në sekondë në gjithë kaskadën, nivel shumë i lartë, ditët e mëparshme kanë qenë 4200 metra kub në sekondë, është një nga nivelet më të larta historike të prurjeve në një kohë kaq të shkurtër. Jemi përgatitur gjatë gjithë kohës edhe gjatë dhjetorit që ta menaxhojmë këtë situatë që ka ardhur, besoj e kemi në kontroll të plotë situatën sa i përket shkarkimeve nga kaskada”, është shprehur ai.

Situata paraqitet e vështirë edhe në hidrocentralin e Komanit  i cili është në kuotën 174. 4 metra , ndërsa kuota maksimale e këtij HEC-i është 176 metra.Ndërkohë Fierza  ka arritur në nivelin e 280 metrave ose rreth 16 metra larg pikës maksimale.Sipas drejtorit të KESH prurjet në kaskadë kanë arritur nivelin më të lartë historik.

“Ajo që ka rëndësi është pjesa e Vaut të Dejës, që është impakt direkt në zonë, janë shkarkime krejt minimale, janë shkarkime të punës normale të turbinave të prodhimit, edhe në Vaun e Dejës dhe Koman, në Fierzë nuk po prodhojmë, po mbajmë kuotat për të mbushur rezervat për më tej. Shkarkimet nga portat e Zadejës është një shkarkim krejtësisht rregullator, që nuk ka asnjë lloj impakti mbi përmbytjet. As në Obot në asnjë pjesë tjetër. Ulja e nivelit të Bunës në Dajc edhe në urën e Bahlcallëkut është ulur që mbrëmë, pjesa e Obotit s’ka lidhje me shkarkimet është histori e përhershme që menaxhohet e mesa di unë ka shkuar deri në nivelin e oborreve dhe jo më tej. Meraku që kemi është e hëna, e diela në darkë fillon një sasi reshjesh rreth 40 mm deri të hënën në mëngjes, ku ne po mundohemi të krijojmë rezervë, me pak shkarkime në Vaun e Dejës kemi mundësi të menaxhojmë dhe situatën e të hënes. Kam shumë shpresë që të jemi në një situatë që s’do ngarkojmë me asnjë impakt të keq sa i përket kaskadës. Motit nuk i dihet por ne mendojmë që e kem i situatën nën kontroll duke u nis që këto janë raste shumë ekstreme për ata që e dinë në historinë e reshjeve 4200 ne nuk mbajmë mend prurje për kaskadën, jam i kënaqur të them që për momentin e kemi situatën, shpresojmë ta mbajmë kështu më tej”, tha Beci./abcnews

Etiketa: Benet BeciHECprurjet

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
COVID në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima

Covid/ 655 raste të reja, shënohen 3 viktima

“Do ta kalojmë edhe këtë”, çfarë tha Prodani para se të prekej nga Covid

Mbretëresha Elizabetë merr vaksinën kundër Covid

Mbretëresha Elizabetë merr vaksinën kundër Covid

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com