Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, KQZ thërret drejtorin e Kadastrës

2021/01/08 at 10:17 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, KQZ thërret drejtorin e Kadastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një seancë dëgjimore në datën 11 janar, ku kërkon paraqitjen e kreut të Kadastrës Arben Qalliu, i cili do japë shpjegime se si përfunduan lejet e legalizimit në dorën e deputeti socialist Bujar Çela.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale foto duke iu shpërndarë qytetarëve leje legalizimi, gjë e cila bie ndesh me rregulloren parazgjedhore. Sipas KQZ, Qalliu mund të paraqitet vet për të dhënë shpjegime ose përmes një mbrojtësi ligjor.

 “Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë raportuar dy denoncime në ndërfaqen e “Aktiviteteve të Ndaluara”, në rubrikën “Kallëzo”,  për veprimtaritë e deputetit të PS, Qarku Fier, z. Bujar Çela, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj. Bazuar në denoncimet e raportuara, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, ora 12:00, zhvillon seancën dëgjimore për shkelje të parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, meZ. Arben Qalliu, Drejtor i Drejtorisë Vendore i A.SH.K Lushnjë. Bazuar në nenin 47 dhe 87 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, z. Qalliu ka të drejtën të paraqitet vetë ose me mbrojtës ligjor për të dhënë shpjegimet e tij, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, në adresë Rr.Ibrahim Rugova, nr.4, Tiranë”, njofton KQZ.

Më 28 Dhjetor të vitit të kaluar, Çela ndau foto duke shpërndarë leje legalizimi në disa familje në njësinë administrative Hyzgjokaj “Keto dite te fund vitit po i shfrytezojme ne maksimum per te sjelle sado pak gezim ne keto familje punetore, qe nje pjese te konsiderueshme te kursimeve te tyre i kane hedhur ne keto banesa. Sot isha ne Njesine Administrative Hyzgjokaj ku preka nga afer punen e tyre te materializuar ne kapital. Puna vazhdon .Pune -Vizion -Durim”, shkruante Çela krah fotove.

Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Çakaj denoncoi gjatë mbledhjes së 30 Dhjetorit shkeljen Aktit Normativ për veprimtaritë e ndaluara para zgjedhjeve. Sipas tij, deputeti i PS-së Bujar Çela e ka shkelur këtë akt duke shpërndarë leje legalizimi, gjë e cila sipas tij është tërësisht e ndaluar. Ndërkohë, në fjalën e tij, kreu i Komisionit Rregullator u shpreh se një veprim i tillë është i ndaluar dhe aspak moral./ Opinion.al

Etiketa: Arben QalliuBujar ÇelaKQZleje legalizimi

Ju sugjerojmë

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis
Bota

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis

28 Janar, 2026 10:46 am
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë
Bota

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

28 Janar, 2026 10:01 am
Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

28 Janar, 2026 9:52 am
76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…
Aktualitet

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

28 Janar, 2026 9:11 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë

28 Janar, 2026 9:07 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu: Nëse Irani na sulmon, do përgjigjemi me një forcë që nuk e ka parë kurrë

28 Janar, 2026 9:00 am
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta
Bota

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta

28 Janar, 2026 8:42 am
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh
Kryesore

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

28 Janar, 2026 8:34 am
Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare
Aktualitet

Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare

28 Janar, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 janar 2026

28 Janar, 2026 8:28 am
Para
Përmbytjet, prefekti i Vlorës: Do të mblidhet shtabi i emergjencave

Përmbytjet, prefekti i Vlorës: Do të mblidhet shtabi i emergjencave

Moti i keq/ Milva Ekonomi: Duhet koordinim, të adresohen problemet

Moti i keq/ Milva Ekonomi: Duhet koordinim, të adresohen problemet

Përmbytjet në Shkodër, Ademi: Dëme të mëdha në bujqësi

Përmbytjet në Shkodër, Ademi: Dëme të mëdha në bujqësi

TE FUNDIT

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis
28 Janar, 2026

Përfaqësuesja demokrate në Kongresin amerika, Ilhan Omar u shënjestrua mbrëmjen e së martës, 27 janar, gjatë një fjalimi në Minneapolis, nga një burrë...

Lexo më shumë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë
28 Janar, 2026

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën një predhë në Detin e Japonisë të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut,...

Lexo më shumë

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve
28 Janar, 2026

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, është...

Lexo më shumë

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…
28 Janar, 2026

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com