Policia ka arrestuar një 39-vjeçar pasi akuzohet se përplasi për vdekje me mjetin tip “Trajler” efektiven e sigurisë portuale në Durrës.
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme, është arrestuar F. K., banues në Malishevë, Kosovë.
Aksidenti ndodhi brenda ambienteve të portit, ndërsa viktima është identifikuar si Artineda Haskasa, 25-vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. / Opinion.al