Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Kosovë/ BE: Presim të zhvillohen me standarde europiane

2021/01/07 at 3:39 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Zgjedhjet në Kosovë/ BE: Presim të zhvillohen me standarde europiane

Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të caktuara për 14 shkurt, të zhvillohen sipas standardeve evropiane.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Ana Pisonero, tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje kredibile, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, tha Pisonero

Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian përsërisin qëndrimin se “i takon popullit të Kosovës të zgjedhë lidershipin e vet” dhe se BE-ja do të punojë me institucionet e Kosovës në secilin aspekt, si në dialogun me Serbinë ashtu edhe në agjendën e reformave.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, më 6 janar shpërndau kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata ka gjetur se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Shkak për këtë u bë vota e Etem Arifit, ndaj të cilit në kohën e votimit të qeverisë, më 3 qershor, kishte pasur një vendim të formës së prerë, për dënim prej një vit e tre muaj burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”./REL

Etiketa: bekosovezgjedhje te parakohshme

Ju sugjerojmë

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
Bota

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

10 Tetor, 2025 5:36 pm
Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 2025 4:47 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza
Bota

Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

10 Tetor, 2025 3:32 pm
Konstituohet Kuvendi i Kosovës
Rajoni

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

10 Tetor, 2025 3:16 pm
Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi

10 Tetor, 2025 2:32 pm
Para
Zv.ministri grek komenton vizitën e Ramës në Turqi, ç’thotë për detin

Zv.ministri grek komenton vizitën e Ramës në Turqi, ç'thotë për detin

Aksident brenda portit në Durrës, vdes 25-vjeçarja

Aksident brenda portit në Durrës, vdes 25-vjeçarja

Grabitja në Rinas/ Alkond Bengasi tërhiqet nga bashkëpunimi me drejtësinë

Grabitja në Rinas/ Alkond Bengasi tërhiqet nga bashkëpunimi me drejtësinë

TE FUNDIT

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
10 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
10 Tetor, 2025

Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq...

Lexo më shumë

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
10 Tetor, 2025

Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac. Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në...

Lexo më shumë

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
10 Tetor, 2025

“Presidenti Trump do të vazhdojë të krijojë marrëveshje paqeje në të gjithë botën, t’u japë fund luftërave dhe të shpëtojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com