Reshjet e dendura që përfshinë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë përmbytur disa nga rrugët në qytetin e të Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e këmbësorëve dhe të automjeteve.
Rruga e Portit është dhe aksi që paraqet më shumë probleme në qarkullim. Ndërkohë bashkia e Vlorës iu bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të shmangin akset që kanë probleme.
Po ashtu, reshjet e shiut kanë sjellë pasoja dhe në Fushë-Krujë, pasi lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur dhjetëra hektarë tokë përreth tij. Bëhet me dije se deri më tani nuk ka banesa që rrezikohen nga përmbytja prej lumit Ishëm./ Opinion.al