Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar 20 331 raste të reja me koronavirus pas më shumë se 178 mijë testimesh të kryera në 24 orët e fundit.
Po në 24 orët e fundit 548 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ka shkuar kështu në 76877 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin fqinj që prej fillimit të pandemisë.
Veneto është rajoni që ka regjistruar numrin më të lartë të infeksioneve të reja me 3,638 raste, i ndjekur nga Lombardia me 2952 raste, Lazio me 2007 raste dhe Toscana me 1692 raste./Opinion.al