Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projekti Vlorë-Orikum, Panariti: Denaj dhe Rama të përmbushin detyrimet

2021/01/06 at 5:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Projekti Vlorë-Orikum, Panariti: Denaj dhe Rama të përmbushin detyrimet

Vijojnë replikat mes Presidencës dhe Ministrisë së Financave për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Këtë pasdite ka dal në një deklaratë për mediat, shefi i kabinetit të Presidencës Edmond Panariti, i cili i ka bërë thirrje Denajt dhe Ramës për të reaguar. Sipas tij, asnjëherë nuk është vonë kështu që ministrja e Financave dhe kryeministri duhet të përmbushin detyrimet dhe të mos vonojnë investimet në vend.

Panariti thekson se Denaj kishte 3 muaj kohë të reflektonte pasi Meta e ka vënë në dijeni për shkeljet, por ajo ka vijuar me shkeljet e ligjeve dhe Kushtetutës.

Ndërkaq, thotë se presidentit Meta do të vijoj të jetë i pa implikuar në çështje të tilla duke i qëndruar komfort vetëm Kushtetutës.

”Minsitrja e Financave u shpreh se për marrëveshjen me Fondit Saudit të Zhvillimit nuk bëhet për detyrim të ri financiar. Sipas saj për një rialokim parash nga një marrëveshje e mëparshme. Pyetja që shtrohet është, pse kërkoeht të rinënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse bëhet fjalë për një rialokim fondesh. Si mund të cilësohet e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja ëshë zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.

Ministrja e di që marrëveshja e zgjidhur me ligj nuk ka fuqi juridike. Ligji kërkon në mënyrë eksplicite, që të negocioni, sigloni dhe miratoni. Vetëm më pas mund të nënshkruhet marrëveshja e re.

Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim. Pyetja është, në cilin nen të Kushtetutës ligji për marrëveshje ndërkombëtare dhe huamarrje e mbështesni këtë qëndrim.

Ndërkohë që kryeministri dhe drejtori i FSHZH thonë që janë negociuar. Nuk na rezulton në shkresat eministres. Nëse ministrja e Financave nuk kupton ku qëndron antikushtetutshmëria, Presidenti me shkresat që i ka dërguar i ka rikujtuar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore që në shtator.

Ministrja kishte 3 muaj kohë të reflektonte, por zgjodhi të vijojë me shkeljet. Asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje minsitres të përmbushë detyrimet, dhe mos krijojë më asnjë vonesë për investimet në Vlorë. Të paraqesë dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt brenda ditës do shqyrtojë kërkesën. I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentët. Nuk e keni lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë edhe BE për ndihmën makrofinanciare. Nëse do kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimisht thotë në autorizim, lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësisht me mangësitë e konstatuara. Pra znj.ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra, por as i keni lexuar. Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimit, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeministrit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto.

Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përpara se të nxitojë duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se ësthë marrëveshje shtesë për marrëveshjen e ratifikuar.

I kujtoj znj.ministre se marrëveshja e huasë së parë do vijojë të jetë e vlefshme, dispozitat e huasë së parë rregullojnë huanë shtesë. Presidenti nuk gabon, se e lexon drejt dhe saktë ligjin e Kushtetutën. Edhe për shembullin e dytë, Presidenti ka autorizuar një marrëveshje shtesë, që as ësthë zgjidhur as ka ndryshuar termat e negociuar. Znj.ministre ju kujtojmë se në nenin 16 të Kushtetutës marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen si akte të legjislacionit të brendshëm, për nga hierarkia vijnë pas Kushtetutës. Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut. I bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore pa zvarritur proceset. Të veprojnë sa më parë për të përmbushur kërkesat e ligjit, pa cënuar kredibilitetin. Ju faleminderit.”- tha Panariti./Opinion.al

Etiketa: denajprojekt rrugeramavloere orikum\

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë
Rajoni

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

9 Korrik, 2025 5:29 pm
Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
Kryesore

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

9 Korrik, 2025 5:18 pm
Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

9 Korrik, 2025 5:00 pm
Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë
Bota

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë

9 Korrik, 2025 4:51 pm
Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat
Aktualitet

Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat

9 Korrik, 2025 4:32 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Miratimi i rezolutës nga PE/ Begaj: I jep Shqipërisë energji për procesin e…

9 Korrik, 2025 4:21 pm
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

9 Korrik, 2025 4:02 pm
Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë
Aktualitet

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë

9 Korrik, 2025 3:53 pm
Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…
Aktualitet

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…

9 Korrik, 2025 3:41 pm
Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska
Rajoni

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

9 Korrik, 2025 3:31 pm
Para
Itali/21 mijë raste të reja, 70 mijë agjentë në kontrolle për lëvizjet  

COVID-19/ Italia shënon mbi 20 mijë të infektuar dhe 548 viktima

Firmoset marrëveshja, Turqia trajtim falas për 100 pacientë shqiptarë

Firmoset marrëveshja, Turqia trajtim falas për 100 pacientë shqiptarë

Çuçi takim me homologun turk:Bashkëpunim kundër narkotikës dhe terrorizmit

Çuçi takim me homologun turk:Bashkëpunim kundër narkotikës dhe terrorizmit

TE FUNDIT

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë
9 Korrik, 2025

Peticioni kundër ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër - për të cilat gur themeli u vendos në fillim të...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
9 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë rrëzoi ditën e djeshme rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia....

Lexo më shumë

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari
9 Korrik, 2025

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore me...

Lexo më shumë

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë
9 Korrik, 2025

Gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut ka vendosur se Rusia ishte përgjegjëse për shkelje të mëdha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com