Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet aktgjykimi i plotë për qeverinë “Hoti”

2021/01/06 at 2:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Publikohet aktgjykimi i plotë për qeverinë “Hoti”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi aktgjykimin e plotë prej 65 faqesh lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, duke i hapur rrugë caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Më 21 dhjetor, 2020, Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur më 3 qershor 2020, nuk ishte në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [zgjedhja e qeverisë] të Kushtetutës sepse qeveria nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Kjo për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i cili, më 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”, prej një vit e tre muaj burgim.

Palët në këtë rast janë Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës dhe partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë, se mospublikimi i aktgjykimit të plotë nga gjykata deri tani ka të bëjë me procedurat e përkthimit në gjuhë zyrtare dhe arsyetimi i vendimit.

“Ajo që ka dal në opinion publik ka qenë vetëm dispozicioni, tash duhet të bëhet arsyetimi. Arsyetimi bëhet në mënyrë shumë profesionale dhe në mënyre vëllimore mbi 30-40, deri në 50 faqe. Këtu është problemi, nuk janë vonuar”, tha Kryeziu.

Por, Gjyljeta Mushkolaj, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe ish- gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjykata i ka kaluar afatet kohore të mundshme bazuar në rregullore për publikimin e aktgjykimit të plotë lidhur me Qeverinë Hoti.

“Afati ka skaduar për një gjë të tillë. Këtë po e them për shkak se në njoftim e kemi parë edhe pjesët edhe të arsyetimit. Kjo nënkupton se është konsumuar afati [i publikimit] se është maksimumi afati prej dhjetë ditësh, kur duhet të qarkullojë teksti te gjyqtarët para se të publikohet. E di që rregullorja e punës thotë që ka mundësi që të vendosin gjyqtarët për shkurtimi e atij afati prej dhjetë ditësh. Nëse ka ndodhur publikimi i njoftimi me pjesë të aktgjykimit, kjo do të thotë se ai afat më nuk ka ekzistuar. E vetmja gjë që ka pasur mundësi të bëjë gjykata në këtë kohë është përkthimi. Përveç kësaj, nëse ndodh që do të duhej të korrigjohet ndonjë gjë, ai korrigjim nuk guxon të jetë tjetër, përveç se korrigjimit që ka të bëjë me ndonjë korrigjim teknik edhe plus do të duhej gjykata të merrte vendim shumë të veçantë për korrigjim të tillë”, tha Mushkolaj.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tashmë ka mbajtur takimet e para me përfaqësuesit e partive politike për konsultime rreth datës për zgjedhjet e reja, por sipas saj vendimi do të merret pasi palët të marrin aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë e Kosovës.

Analisti politik Albert Krasniqi nga organizata ‘Demokraci Plus’, tha për Radion Evropa e Lirë se vet procesi në përgjithësi ka qenë i vonuar nga Gjykata Kushtetuese, pasi që sipas tij, kanë kaluar me shumë se gjashtë muaj kohë, deri sa gjykata ka vërtetuar se një vendim i kuvendi ka qenë jokushtetues.

“Natyrisht edhe vonesa e aktgjykimit e prolongon edhe më tej këtë definim të çështjes për shkak se në rast se do të kishte një publikim më të shpejt ose më të hershëm, vendi do të shkonte në zgjedhje dhe disa gjera do të qartësoheshin me kohë. Pra, natyrisht se ndikon negativisht vonesa në publikimit të këtij aktgjykimi. Kjo vonesë ndikon në reputacioni e gjykatës, ndikon edhe në performancën e institucioneve të tjera”, tha Krasniqi.

Sido që të jetë, përfaqësuesit e partive politike pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani kanë përmendur fundin e muajit janar dhe fillimin e shkurtit të vitit 2021, si periudha të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 21 dhjetorit, që tha se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, u zgjodh në mënyrë jokushtetuese./ REL

Etiketa: gjykata kushtetuesekosoveQeveria "Hoti"

Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Para
Ushtarë dhe kuaj, Rama takon Erdogan: Merhaba asker

Ushtarë dhe kuaj, Rama takon Erdogan: Merhaba asker

“Opinion”/ Mbajtja në formë pas festave!

“Opinion”/ Mbajtja në formë pas festave!

Humb jetën nga COVID-19 kantautori Kujtim Prodani

Humb jetën nga COVID-19 kantautori Kujtim Prodani

TE FUNDIT

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com