Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi i Vuçiç, Vullin: Po kryejmë hetime…

2021/01/05 at 9:13 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimi i Vuçiç, Vullin: Po kryejmë hetime…

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vullin, deklaroi se po zhvillohet një hetim serioz për rastin e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Ministria e Brendshme po kontrollon të gjitha pretendimet dhe po kryen një hetim shumë serioz, i cili do të duhet të japë rezultate”, tha ministri Vullin për televizionin B92.

Sipas tij, për motivet dhe kualifikimin e përgjimit të presidentit Vuçiç do të mund të flitet vetëm kur policia t’u drejtohet autoriteteve kompetente gjyqësore me rezultatet përfundimtare.

Më 31 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi për TV Pink se ai ishte përgjuar nga shërbimet e brendshme dhe se autoritetet kompetente do të përcaktojnë nëse ato ishin të lidhur me shërbime të huaja.

“Mendoj se e di kush qëndron pas saj, por nuk do të doja ta thoja publikisht”, tha Vuçiç, duke shtuar se autoritetet kompetente po merren me këtë çështje.

Vuçiç tha se “përgjimi i presidentit të shtetit është një përpjekje e drejtpërdrejtë për një grusht shteti”.

Ndërkohë sipas ministrit të Brendshëm serb është e rëndësishme të zbulohen të gjitha detajet në lidhje me këtë rast.

Ministri Vullin theksoi se askush nuk lejohet të përgjojë cilindo qytetar të Serbisë pa një urdhër të duhur, dhe se kjo është veçanërisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për presidentin e shtetit.

Prokuroria e Lartë Publike dhe Prokuroria Publike e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë (RFE) nëse kanë filluar të veprojnë sipas pretendimeve të Vuçiçit se ai ishte përgjuar. Ata gjithashtu nuk iu përgjigjën pyetjes se cili ishte rezultati në rastet e mëparshme të akuzave për përgjime të zyrtarëve shtetërorë dhe politikanëve.

Në gusht të vitit 2019, Vuçiç tha se ai kishte qenë subjekt i monitorimit dhe mbikëqyrjes së shërbimeve sekrete serbe për 25 vitet e fundit, dhe në Pink TV ai citoi disa dokumente të kategorizuara si “sekret shtetëror”. Ai më vonë pretendoi se ai hoqi shenjën e fshehtësisë në përputhje me ligjin./ REL

Etiketa: aleksander vucicpergjimetserbi

Ju sugjerojmë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri, sot ndryshon ora policore

COVID-19 në Shqipëri, sot ndryshon ora policore

Xhaçka i dorëzon detyrën Niko Peleshit, projekti që po i lë në dorëzim

Xhaçka i dorëzon detyrën Niko Peleshit, projekti që po i lë në dorëzim

Vrasja e dy motrave, gruaja e autorit: Na kërcënojnë, akuzat të pavërteta

Vrasja e dy motrave, gruaja e autorit: Na kërcënojnë, akuzat të pavërteta

TE FUNDIT

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
2 Janar, 2026

Bllokadat që karakterizuan gjithë 2025-tën e pamundësuan edhe miratimin e projektligjit për buxhetin e këtij viti. Aktualisht, vendi funksionon me...

Lexo më shumë

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
2 Janar, 2026

Zjarri tragjik që shpërtheu në një bar të një resorti skish në Zvicër u shkaktua nga fishekzjarre të vendosura në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com