Karabinierët e Bergamos arrestuan këtë mëngjes Francesco Colleoni, 34 vjeç i dyshuar për vrasjen e babait të tij Franco, 68 vjeç, restaurator dhe ish- sekretar krahinor i “Lega di Nord” për Bergamon. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të konflikteve të lidhura me menaxhimin e restorantit familjar.
Gjatë natës, i arrestuari pranoi përpara policisë përplasjen me të atin, por tha se nuk kujtonte asgjë lidhur me ngjarjen.
Sipas asaj që u bë e ditur një ditë më parë kur ndodhi vrasja, gjithçka ka nisur pas një sherri për rihapjen e restorantit të familjes. Babai dhe djali, kuzhinier i restorantit kishin patur një përplasje mes tyre. Në këtë situatë i biri e ka rrëzuar të atin në tokë dhe ja ka përplasur kokën disa herë në një gur në oborr duke e lënë të vdekur.
Francesco Colleoni u mor në pyetje nga prokurori, u vendos në arrest dhe u dërgua në burg, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./Opinion.al