Kosova ka shënuar 174 raste të reja të infektimeve nga COVID në 24 orët e fundit, ndërsa raportohet vetëm një viktimë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1.224 mostra, ndërkohë që duket se shifrat po paraqesin qëndrueshmëri. Gjithashtu, në vend janë shëruar 445 persona.
Numri total i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë është 51.502 raste nga të cilët 1.336 persona kanë humbur jetën./Opinion.al