Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncon deputetin socialist: 13.9 mln euro përfitime nga tenderat

2020/12/29 at 5:29 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon deputetin socialist: 13.9 mln euro përfitime nga tenderat

Partia Demokratike ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe qeverinë se i ka dhënë nipit të deputetit socialist Sadri Abazi tendera me vlerë 13.9 milionë euro.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaron se 4.8 milionë euro kontrata ka përfituar kompania e Arbër Abazit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm këtë vit.

Sipas Zhupës që kur Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kompania e nipit të Sadri Abazit ka marrë tendera me vlerë 9.1 milion euro. Po ashtu Zhupa denoncon se kjo kompani po shfrytëzon metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, Rr. e Fabrikës së Qelqit, ku parkon të gjitha automjetet dhe mjetet teknologjike, për të cilat një biznesi i duhet të paguajë 2 deri 3 milion lekë në vit

Deklarata e plotë
Kompania Alko Impex në pronësi të Abër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazi, vijon të vjelë begatitë e tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar. 4.8 milion euro kontrata ka përfituar kjo kompani nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm këtë vit. Që kur Erion Veliaj erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, kompania e nipit të Sadri Abazit ka marrë nga kjo bashki tendera me vlerë 9.1 milion euro, nga të cilat 6.2 milion euro kontrata si operator i vetëm dhe 2.9 milion euro në kontrata ku Alko Impex është operatori kryesor i konsorciumit.
Por favoret dhe paratë publike që Erion Veliaj i dhuron bujarisht kompanisë së Arbër Abazit nuk mbarojnë këtu. Kompania Alko Impex shfrytëzon mijëra metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, Rr. e Fabrikës së Qelqit, ku parkon të gjitha automjetet dhe mjetet teknologjike. Një biznesi i duhet të paguajë 2 deri 3 milion lekë në vit për një vend parkimi në Tiranë. Pra, kompania e nipit të Sadri Abazit shmang në këtë mënyrë pagesën e dhjetëra apo qindra miliona lekëve çdo vit.
Për çudi, parkingun e saj të paligjshëm nuk e shikon policia bashkiake e Tiranës, të cilës nuk i shpëtojnë as arkat me domate apo qeset me majdanoz që shiten për të fituar bukën e gojës. Siç e shihni, kjo kompani vjedh qytetin me aprovimin e heshtur të Bashkisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit. Kompania e Arbër Abazit është e njohur tashmë për shkathtësinë e saj për të fituar tendera qeveritarë me dokumentacion false e procedura të dyshimta./Opinion.al

Etiketa: denoncimpartia demokratiketendera

Ju sugjerojmë

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi
Bota

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi

26 Gusht, 2025 5:35 pm
Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare
Sport

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare

26 Gusht, 2025 5:30 pm
Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?
Bota

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

26 Gusht, 2025 5:28 pm
Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025
Bota

Gjermania: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

26 Gusht, 2025 5:26 pm
Gazetarja thyen kartën dhe jep dorëheqjen: Reuters i shërben Izraelit
Bota

Gazetarja thyen kartën dhe jep dorëheqjen: Reuters i shërben Izraelit

26 Gusht, 2025 5:18 pm
BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet
Bota

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

26 Gusht, 2025 5:14 pm
Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën
Rajoni

Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën

26 Gusht, 2025 5:04 pm
Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale
Aktualitet

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

26 Gusht, 2025 4:49 pm
Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/Dështon konstituimi i Kuvendit, shkak mungesa e konsensusit për emrin e …

26 Gusht, 2025 4:27 pm
Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh
Bota

Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh

26 Gusht, 2025 3:57 pm
Para
Ndryshimet në qeveri, Andi Mahila emërohet zv/ministër i Brendshëm

Ndryshimet në qeveri, Andi Mahila emërohet zv/ministër i Brendshëm

Itali/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Itali/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit

VIDEO/ Aksident në Tiranë, përmbyset taksia

VIDEO/ Aksident në Tiranë, përmbyset taksia

TE FUNDIT

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi
26 Gusht, 2025

Presidenti i Botswanës, Duma Boko, ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e shëndetësisë, mes mungesës së theksuar të barnave dhe...

Lexo më shumë

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare
26 Gusht, 2025

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më...

Lexo më shumë

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?
26 Gusht, 2025

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej...

Lexo më shumë

Gjermania: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025
26 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Gaza si “të papranueshme”, ndërsa kritikoi përdorimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com