Pas dekretimit nga ana e Presidentit Meta një ditë më parë, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja ka bërë sot betimin në presidencë. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Zv/kryetarja e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, Avokati i Popullit, zn.Erinda Ballanca, drejtuesja e misioni OPDAT të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, znj.Michelle Lakomy, shefi i Sektorit Politik dhe i Ngarkuar me punë në Delegacionin e BE në Tiranë, z. Alexis Hupin.
Në këtë mënyrë Bejtja është zyrtarisht anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, që tashmë është kthyer në funksionale. Ndërkohë vetëm një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, kërkoi që puna të mos ndalet deri në plotësimin e të 9 vendeve të disponueshme në këtë gjykatë./Opinion.al