Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet në kabinet, Rama përsërit historinë e dy viteve më parë

2020/12/29 at 3:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet në kabinet, Rama përsërit historinë e dy viteve më parë

Përmes një publikimi në rrjetin social Tuiter, Kryeministri Rama njoftoi largimin nga kabineti të ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj dhe zëvendësimin e tij nga Olta Xhaçka.

Njëkohësisht, Rama njoftoi rikthimin në kabinet të Niko Peleshit, në pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes, vend i mbetur bosh me largimin e Xhaçkës.

Më 29 Dhjetor, në ditët e fundit të vitit, në një kohë kur nuk pritej dhe në fakt as nuk përflitej, duket se Rama përsëriti në kabinet një histori të ngjashme me dy vite më parë.

Pikërisht më 28 Dhjetor të vitit 2018, Rama njoftoi zëvendësimin e 7 ministrave të kabintetit qeveritar dhe zëvendëskryeministres, vetëm pak kohë pasi vendi ishte vendosur nën presionin e protestave të studentëve.

“Ju ftoj që edhe ndryshimin e qeverisë ta shikoni si pjesë e reflektimit dhe kapërcimit të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do e çojnë në fitoren e mandatit të tretë. Studentët na kanë treguar si do të jetë rruga për të fituar mandatin e tretë. Nuk diskutohet ministrat që do të largohen sot kanë një rol tejet pozitiv. Gjithë ata që kanë 5 vite në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Do bëj falenderim të posaçëm duke u thënë që për rezultatet e secilit do të mbaja një fjalë më vete”, u shpreh atëherë Kryeministri.

Pikërisht me këto ndryshime, dy vjet më parë pjesë e kabintetit u bë edhe Gent Cakaj, i cili njoftoi sot dorëheqjen, duke sjellë sërish ndryshime në qeverinë Rama.

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar” shprehej Cakaj duke argumentuar dorëheqjen e tij./Opinion.al

Etiketa: gent cakajndryshimet në kabinetniko peleshiolta xhackarama

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:31 am
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

29 Tetor, 2025 9:26 am
Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
Bota

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

29 Tetor, 2025 9:03 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Para
VIDEO/Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, babë e bir nxirren gjallë nga rrënojat

VIDEO/Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, babë e bir nxirren gjallë nga rrënojat

Kosovë/ 1 viktimë dhe 80 raste të reja me Covid-19

COVID-19 në Kosovë, 8 viktima dhe 109 raste të reja

FOTO/ Tërmeti në Kroaci, flet Presidenti i vendit: Kjo është një tragjedi

FOTO/ Tërmeti në Kroaci, flet Presidenti i vendit: Kjo është një tragjedi

TE FUNDIT

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se disa shtetas ende të paidentifikuar kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email) me...

Lexo më shumë

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në...

Lexo më shumë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
29 Tetor, 2025

Një sasi e madhe armatimi është zbuluar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në një zonë shumë pranë qendrës...

Lexo më shumë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
29 Tetor, 2025

50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com