Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme një mësuesi në Kukës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Safet Gjici, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare.
Safet Gjici shkruan ndër të tjera se Nehat Sokoli ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa i shpreh ngushëllimet të afërmve, familjarëve dhe të njohurve.
“Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli.
Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksian.
U prehsh në paqe!”.- shkruan Gjici./Opinion.al