Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raportet e FMN-së për Shqipërinë janë më kritiket në rajon

2020/12/28 at 8:13 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Raportet e FMN-së për Shqipërinë janë më kritiket në rajon

Javët e fundit, misionet e FMN-së kanë zhvilluar vizita online në disa vende të rajonit. Por, nga deklaratat përfundimtare zyrtare, vihet re se Shqipëria ka marrë kritikat më të shumta, sidomos për mënyrën se si po menaxhohen financat publike dhe për nisma të tjera të ndërmarra, që nuk kanë pasur konsensusin e institucioneve ndërkombëtare.


Raporti i fundit e rekomandonte Shqipërinë që të hiqet dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën. Fondi u shpreh sërish kundër amnistisë fiskale, ndërkohë që kërkoi transparencë për shpenzimet publike, sidomos për mënyrën e përdorimit të fondeve për rindërtimin pas tërmetit.

FMN kërkoi dhe më shumë vëmendje në menaxhimin e krizës shëndetësore: “Rregulloni në mënyrë fleksibile masat zbutëse dhe mbështetjen buxhetore. Shënjestroni politika më të mira për të mbështetur kujdesin shëndetësor, personat që janë të prekshëm dhe ekonominë. Kërkoni financim të jashtëm. Monitoroni dhe menaxhoni nga afër dobësitë e sektorit financiar”, thuhej në raport.

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që qeverisë t’i mbarojnë amortizatorët fiskalë. Kjo do të bënte që të shtoheshin vështirësitë e financimit dhe vendi të mos kishte burimet e nevojshme për të zvogëluar goditjet. Si reagim ndaj këtij rreziku, FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare, në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave, si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre.

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP) të hartuara keq, të rrisin detyrimet, ndërsa parashikon që në skenarin negativ, borxhi mund të vijojë të rritet deri në 88% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2022.

Për Maqedoninë, vlerësimet janë më pozitive. “Stabiliteti makroekonomik dhe financiar është ruajtur falë menaxhimit të aftë të politikave, si dhe kushteve globale akomoduese financiare. Veprimet e politikave të ndërmarra nga qeveria dhe Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut (NBRNM) kanë luajtur rol thelbësor në zbutjen e ndikimit ekonomik dhe social të pandemisë. Si në pjesët e tjera të botës, ekonomia u tkurr ndjeshëm në vitin 2020. Megjithatë, papunësia është rritur vetëm në mënyrë modeste, për shkak të masave të mbështetjes fiskale. Inflacioni total është rritur, duke reflektuar kryesisht çmimet më të larta të ushqimeve.

Ndërsa në vitin 2021, pritet rikthim në aktivitetin ekonomik, vala e dytë e virusit paraqet një rrezik të konsiderueshëm, pavarësisht lajmeve premtuese për zhvillimin e vaksinave. Adresimi i krizës shëndetësore mbetet përparësia kryesore dhe do të jetë thelbësore për ruajtjen e ekonomisë dhe financave publike. Në terma afatshkurtaër, politika fiskale duhet të jetë një forcë mbështetëse për të ndihmuar në rigjallërimin e rritjes ekonomike, ruajtjen e vendeve të punës dhe mbrojtjen e personave të rrezikuar”, thuhet në deklaratën e publikuar në 20 nëntor.

Për Serbinë, raporti i fundit është bërë në tetor, ku FMN vlerëson pozitivisht politikat mbështetëse të qeverisë për të menaxhuar krizën e COVID-19. “Zbatimi i programit ka mbetur gjerësisht në rrugën e duhur dhe aktiviteti ekonomik është ringritur pas një tkurrje të mprehtë në tremujorin e dytë të vitit 2020 të shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Masat monetare dhe financiare dhe paketa e madhe fiskale e vendosur në përgjigje të krizës kanë luajtur një rol kyç dhe të mirëpritur në mbështetjen e ekonomisë.

Rritja reale e PBB tani parashikohet të tkurret me 1.5% në 2020 dhe të rikthehet në 5% në 2021, më mirë se parashikimet e mëparshme. Të ardhurat nga taksat kanë qenë më të forta se sa pritej, por shpenzimet do të jenë gjithashtu më të larta, pasi masat fiskale u shtrinë dhe ekzekutimi i investimeve publike do të përshpejtohet në tremujorin e fundit të këtij viti. Në këtë kontekst, deficiti i përgjithshëm fiskal parashikohet të jetë më pak se 9% e PBB-së në vitin 2020, me borxhin publik që qëndron nën 60% të PBB-së”, thuhet në deklaratën e fundit të FMN-së për Serbinë.

Për Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi, që janë në programe asistence teknike, FMN nuk ka deklarata të fundit.

Shqipëria rezulton dhe me treguesit më të përkeqësuar makroekonomikë e fiskalë. Niveli i lartë i borxhit publik, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i llogarisë korente nuk i dhanë shumë hapësirë vendit për politika nxitëse fiskale. Shqipëria, sipas vlerësimeve të FMN-së, ka alokuar më pak fonde si mbështetje direkte te qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 1.2% të PBB-së, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 2% Maqedonia, 5.2% Bosnja, 5.6% Serbia, 8% Mali i Zi dhe 5.6% Kosova.

Shqipëria rezulton, ndërkohë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian për rajonin, se ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, me 13.8 pikë përqindje, në krahasim me periudhën e para krizës (fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti këtë tregues me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).

Por, ndonëse ka pasur rritjen e borxhit publik ndër më të lartën në Europë, Shqipëria nuk rezulton të ketë përdorur këtë shtesë të huamarrjes për të mbështetur ekonominë, që në kontrast ishte minimale. Sipas vlerësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështetja fiskale (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte 1.2 % e PBB së vendit, më e ulëta për gjithë Europën. / Monitor

Etiketa: FMNrajonishqiperi


Ju sugjerojmë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Kryesore

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

23 Qershor, 2025 8:40 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Para
Trump: Këto ishin zgjedhjet më të trukuara në historinë amerikane

COVID-19 në SHBA, Trump nënshkruan paketën financiare

Aksident në Fier, humbin jetën dy persona

Aksident në Fier, humbin jetën dy persona

Varianti i ri i COVID-19 po përhapet në të gjithë botën

Varianti i ri i COVID-19 po përhapet në të gjithë botën
















TE FUNDIT

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
23 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve.  Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile...

Lexo më shumë

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
23 Qershor, 2025

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit me 6 raketa drejt bazës amerikane në Doha. Khamenei...

Lexo më shumë

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
23 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve me raketa të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com