Kushtet e këqija atmosferike me erë, shi dhe borë në të gjithë Shqipërinë kanë sjellë shkëputje të energjisë në disa zona të vendit.
Për këtë situatë ka reaguar OSHEE, duke dhënë një njoftim zyrtar se si paraqitet gjendja në terren.
Sipas OSHEE, bazuar në informacionin e mëngjesit deri në orën15:00 kryesisht defektet janë në veri të vendit. Ndërkaq rajonet më të prekura të cilat kanë patur më shumë probleme me shkëputjen e energjisë kanë qenë Kukësi dhe Vlora.
Defektet janë të tipit këputje kabllosh, përcjellësash apo izolatorësh.
NJOFTIMI NGA OSHEE
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.
Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq.
Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.
Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës.
OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët./Opinion.al