Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. ABC news raporton se ka humbur betejën me COVID-19 dr. Sali Baco neuropsikiatër. Prej disa ditësh mjeku ishte shtruar te spitali COVID-2 në kryeqytet.
Dr. Sali Baco ishte diplomuar në vitin 1969, ndërsa prej viteve 1972 deri ne vitin 1985 ishte shef pavioni. Ne vitin 1985 u emërua Drejtor i Spitalit Psikiatrik.
Nga viti 1992 deri ne vitin 1995 ka mbajtur postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Në vitin 1998 ka qenë nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht Shef i Poliklinikes deri në vitin 2005./Opinion.al