Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia 12 milje në Jon, PD: Qeveria të bëjë transparencë

2020/12/26 at 7:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Pas deklarimit të Greqisë për shtrirjen në 12 milje në Jon të ujërave të saj territorial, ka ardhur një reagim i Partisë Demokratike, që I cilëson këto zhvillime mungesë transparence nga ana e qeverisë shqiptare.  “Partia Demokratike e Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të gjitha zhvillimet lidhur me ecurinë e marrëveshjes së delimitimit të hapësirave detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj lidhur me heshtjen dhe mungesën e transparencës së qeverisë ndaj zhvillimeve të fundit sa i përket Dekretimit të zgjerimit të Ujërave Territoriale Greke”, thuhet në reagim.


Njëkohësisht Partia Demokratike i drejton disa pyetje qeverisë, ku ndër të tjera pyet nëse kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, e vendos Shqipëri në një pozitë më pak të favorshme negociuese?

LEXO EDHE – Rama: Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje mes nesh

“Të gjendur përballë një situate ku Republika Helenike ka deklaruar shtrirjen e ujërave të veta territoriale deri ne 12 milje është krejt legjitime që çdo qytetar shqiptar t’i drejtojë këto pyetje Qeverisë Shqiptare:

  1. Përse qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë transparencë në lidhje me negociatat për ndarjen e kufijve ujorë me Greqinë, megjithëse negociatat për këtë qëllim kanë ri-filluar që më 2013?
  2. Cilët janë elementët që janë negociuar, ne lidhje me çfarë është rënë dakord dhe çfarë nuk është rënë dakord?
  3. A është diskutuar ndonjëherë në këto negociata ideja që qeveria greke t’i shtrinte ujërat e veta territoriale nga 6 ne 12 milje? Nëse po cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë pikë?
  4. A e vendos Shqipërinë kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, në një pozitë më pak të favorshme negociuese?
  5. A ka analizuar qeveria shqiptare pasojat juridike dhe të tjera të kësaj shtrirjeje për të cilën mediat kanë raportuar prej kohësh?
  6. Nese ky zgjerim e vendos Shqipërinë në një pozitë më pak të favorshme, a duhet që qeveria shqiptare të paraqesë rezervat e saj lidhur me këtë zgjerim si dhe me aspekte të tjera që përkeqësojnë pozitat e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e PD.

Ndërsa i kërkon transparencë qeverisë, PD njëkohësisht shprehet se kur të vijë në pushtet nesër do të luftojë me forcën e ligjit, në respektim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ekspertizën më të mirë kombëtare e ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat legjitime të Republikës së Shqipërisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është krejtësisht e angazhuar në respektimn e të Drejtës Detare Ndërkombëtare, të Konventës së OKB mbi të Drejtën e Detit të Montego Bay të vitit 1982, të respektimit të të drejtave të të gjitha palëve dhe mbrojtjes së të drejtave të Republikës së Shqipërisë në përfitimin e të gjitha atyre hapësirave detare që me të drejtën ndërkombëtare i përkasin Republikës së Shqipërisë.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë, të bëjë transaparencë të plotë mbi çdo veprim apo mosveprim të saj në dëm të interesave të vendit, dhe garanton çdo qytetar shqiptar se nesër në pushtet do të luftojë me forcën e ligjit, në respektim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ekspertizën më të mirë kombëtare e ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat legjitime të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim./Opinion.al

 

 

 

Etiketa: greqiaJonPDqeveriaujerat territoriale


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi

Lëkundje tërmeti ndjehen në vend

Shqiponja dhe ngjyrat e flamurit, detaji në veshjen e Blendi Fevziut

Fevziu: Cilat janë shanset që opozita të fitojë zgjedhjet

Bie nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari në Përmet

Makina aksidenton këmbësorin pranë sheshit “Shqiponja”
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com