Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Veliaj mblodhi 30 milionë usd nga taksa e arsimit, nuk ndërtoi shkolla

2020/12/26 at 11:42 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me menaxhimin e taksave dhe ndërtimin e shkollave.


Mateo Spaho shprehet se Bashkia e Tiranës  mblodhi 30 milionë dollarë nga taksa e arsimit, por nuk ndërtoi asnjë shkollë.

“Nga viti 2016 deri më sot Erion Veliaj ka arkëtuar 30 milionë usd nga kjo taksë. Me kaq shumë para të marra nga qytetarët e Tiranës, çdo shkollë në Tiranë duhet të kishte ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm me kushtet minimale të higjenës për të mos shndërruar shkollat ne vatrat më të mëdha të infeksionit.   Me 30 milionë dollarë, Erion Veliaj do të duhej  të kishte ndërtuar së paku 12 shkolla moderne deri më  tani. Por sa shkolla ka ndërtuar në fakt? Përgjigja është zero shkolla! Pse? Sepse është një politikan që premton shumë dhe bën pak ose aspak. Sepse është modeli i politikanit që nuk na duhet, i cili ka interesin e klientëve të parin,”-shprehet Spaho.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MATEO SPAHO

Tirana është sot qyteti me taksat më të larta në vend. Është i vetmi qytet që ka një taksë për infrastrukturën arsimore, të cilën do të vazhdojmë ta paguajmë edhe vitin e ardhshëm.

Taksa është e paligjshme, antikushtetuse, pasi arsimi publik në Shqipëri është falas, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Ana tjetër është se paratë që u ka marrë banorëve të Tiranës për këtë taksë të paligjshme, Bashkia nuk i ka investuar në shkolla.

Kur taksa u vendos nga Erion Veliaj, sapo mori drejtimin e Tiranës, u tha se qëllimi parësor është heqja përfundimisht e mësimit me dy turne, rikonstruksioni i shkollave ekzistuese dhe ndërtimi i 17 shkollave të reja.

Sot, të gjthë e dimë se ky është një premtim i pambajtur. Erion Veliaj vazhdon të na zhvasë nga lekët me taksën gjoja të përkohshme të arsimit, por fëmijët janë me 2, 3, madje edhe me 4 turne. 17 shkollat e reja ekzistojnë vetëm në projektet klienteliste korruptive të PPP-ve.

Është rasti të përmendim se megjithëse ka kaluar 1 vit nga tërmeti, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanëndërtuar asnjë shkollë të dëmtuar në Tiranë.

Premtimet nuk janë mbajtur, sepse si i pari i Bashkisë, si i pari i qeverisë janë politikanë që mashtrojnë elektoratin me premtime të rreme.

Si çdo muaj të këtyre 5 viteve, edhe vitin e ardhshëm me faturën tonë të ujit do të paguajmë edhe taksën për infrastrukturën arsimore, pa marrë asgjëmbrapsht. Janë 18 mijë lekë çdo vit në faturën e familjarëve, 40 mijë deri në 370 mijë lekë në faturën e biznesit të vogël dhe të madh.

Nuk i kanë shpëtuar taksës që nga shërbimet, dyqanet, marketet, punishtet, fabrikat, profesionistet e lirë e deri te OJQ-të.

Të gjithë paguajnë për taksën e infrastrukturës shkollore, por shkolla të reja dhe të mirëmbajtura nëTiranë nuk ka.

Nga viti 2016 deri më sot Erion Veliaj ka arkëtuar 30 milionë usd nga kjo taksë. Me kaq shumë para të marra nga qytetarët e Tiranës, çdo shkollë në Tiranë duhet të kishte ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm me kushtet minimale të higjenës për të mos shndërruar shkollat ne vatrat më të mëdha të infeksionit.

Me 30 milionë dollarë, Erion Veliaj do të duhej  të kishte ndërtuar së paku 12 shkolla moderne deri më  tani. Por sa shkolla ka ndërtuar në fakt?

Përgjigja është zero shkolla! Pse? Sepse është një politikan që premton shumë dhe bën pak ose aspak. Sepse është modeli i politikanit që nuk na duhet, i cili ka interesin e klientëve të parin.

 

Megjithëse na ka marrë rreth 30 milionë dollarë taksë për arsimin, Erion Veliaj ka bërë gati kontratat për të ndërtuar shkollat me PPP, shumë shtrenjtë dhe me interes të lartë, duke u siguruar klientëve të tij fitime të mëdha.

Më konkretisht. Erion Veliaj po na detyron që, përveç taksës së arsimit, ne të paguajmë edhe 58 milionë dollarë të tjera, plus 14 milionë dollarë i nteresa për klientët e PPP-ve.

Bashkia paguan për këto shkolla një interes të lartëme PPP, 6.2 përqind, ndërkohë që po të kishte marrëvetë kredi dhe të shpallte tender normal, interesi do të ishte deri në 6 herë më i ulët.

Skema është e qartë. Erion Veliaj, njësoj si Edi Rama, nuk ka prioritet shkollat, por klientët e PPP-ve.

Ndërkohë që ne do të paguajmë taksën e shkollës, do të paguajmë edhe 14 milionë dollarë shtesë për aferat e pista të Erion Veliajt me shkollat.

Boll më me këtë vjedhje dhe abuzim, që po na lë tëfundit kudo. Kryeqytetit i duhet një njeri i përgjegjshëm! Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme. Bashkë ne mund dhe do të bëjmë ndryshimin!

Etiketa: erion veliajPD


Ju sugjerojmë

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Aktualitet

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

8 Janar, 2026 5:10 pm
Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

8 Janar, 2026 5:08 pm
Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

8 Janar, 2026 4:36 pm
Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
Rajoni

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

8 Janar, 2026 4:33 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

8 Janar, 2026 3:56 pm
Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Bota

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

8 Janar, 2026 2:26 pm
PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

8 Janar, 2026 2:17 pm
Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Para
Vaksinimi nis nesër në BE, Presidentja e KE: Po kthejmë faqe…

Vaksinimi nis nesër në BE, Presidentja e KE: Po kthejmë faqe...

Autoritetet: Mesazhi paralajmëroi shpërthimin në qendër të Neshvillit

Autoritetet: Mesazhi paralajmëroi shpërthimin në qendër të Neshvillit

Masat anti-COVID, gjobiten 3 lokale në Korçë

Masat anti-COVID, gjobiten 3 lokale në Korçë
















TE FUNDIT

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
8 Janar, 2026

Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke...

Lexo më shumë

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
8 Janar, 2026

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në...

Lexo më shumë

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
8 Janar, 2026

Rreth 90 banorë janë janë evakuar nga Katundi i Ri dhe Sukthi. Mësohet se personat e evakuar janë strehuar në...

Lexo më shumë

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
8 Janar, 2026

Autoritetet kosovare kanë arrestuar 39 persona të enjten gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com