Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia lehtëson disa masa para Vitit të Ri, ekspertët kundër

2020/12/25 at 7:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia lehtëson disa masa para Vitit të Ri, ekspertët kundër

Të premten, autoritetet serbe kanë marrë vendim që të lehtësojnë disa masa kundër pandemisë së koronavirusit para Festës së Vitit të Ri.

Shtabi i Krizës për luftimin e pandemisë COVID-19, vendosi që për fundjavë (26 dhe 27 dhjetor) të gjitha objektet e ushqimit dhe dyqanet do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

“Stafi i Krizave ka pranuar propozimin e qytetit të Beogradit dhe Odës Ekonomike Serbe që orët e punës të hotelierisë dhe objekteve me pakicë gjatë fundjavës së ardhshme të jenë deri në orën 8:00 pasdite”, njoftoi nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiç.

Ai shtoi se qëllimi i kësaj mase është që ekonomia të funksionojë dhe që të ruhen vendet e punës.

Vesiq gjithashtu njoftoi se pjesa e ekspertëve shëndetësorë të Shtabit të Krizave ishin kundër këtij vendimi për të zbutur masat.

Vendimi i fundit në fakt zgjati masat e miratuara nga Qeveria e Serbisë më 21 Dhjetor, kur u vendos që të zgjaten orët e punës të objekteve hoteliere, qendrave tregtare, dyqaneve, si dhe aktiviteteve të shërbimit, deri në orën 20:00

Ky vendim ishte i vlefshëm deri më 25 Dhjetor.

Imunologu dhe anëtari i Shtabit të Krizës, Sërgja Jankoviç tha më 22 dhjetor se anëtarët e shtabit që vijnë nga fusha mjekësore kanë vlerësuar se nuk kishte kushte për lehtësimin e masave dhe se orari i punës i disa bizneseve u zgjat me kërkesë të Odës Ekonomike të Serbisë dhe nënkryetarit të Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq.

Në Serbi gjatë 24 orëve e fundit janë regjistruar 4.091 raste me koronavirus dhe 49 viktima. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2.882, njoftoi ministria e Shëndetësisë e Serbisë më 24 dhjetor në ora 15:00.

Imunizimi i popullsisë së Serbisë, i cili sipas statistikave zyrtare është pak më pak se 7 milionë, filloi simbolikisht të enjten, më 24 dhjetor.

Vaksinat e para kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNtech u shpërndanë në shtëpitë e pleqve në Beograd dhe Novi Sad.

Tri vaksinat e para u morën publikisht para kamerave nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe anëtarët e Shtabit të Krizës, Darija Kisiq Tepavçeviq dhe Predrag Kon. /REL

Etiketa: covid-19masaserbi

Ju sugjerojmë

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
Para
“Louis Vuitton” nxjerr në shitje çantën me flamurin shqiptar

“Louis Vuitton” nxjerr në shitje çantën me flamurin shqiptar

COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

COVID-19 i merr jetën drejtorit në Gjirokastër

COVID-19/ Nga 28 dhjetori Turqia kërkon test negativ për udhëtarët

COVID-19/ Nga 28 dhjetori Turqia kërkon test negativ për udhëtarët

TE FUNDIT

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
19 Tetor, 2025

Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, e cila kishte ngjallur shpresa...

Lexo më shumë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
19 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një grua dhe djali i saj kanë ndërruar jetë...

Lexo më shumë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
19 Tetor, 2025

Një ditë pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami është publikuar përplasja mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka, në sallën e...

Lexo më shumë

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
19 Tetor, 2025

Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, i cili do të mbetet i mbyllur gjatë gjithë ditës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com