Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump fal ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt

2020/12/24 at 8:27 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump fal ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump fali të mërkurën ish-kryetarin e fushatës së tij presidenciale Paul Manafort, bashkëpunëtorin e tij të besuar Roger Stone dhe Charles Kushner, babain e dhëndrit të tij, Jared, biznesmen pasurish të patundshme.

Manafort ishte përballur me akuza në kuadrin e hetimit të prokurorit të posaçëm për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Trump më parë kishte zbutur dënimin penal për Stone, i cili u dënua se kishte gënjyer nën betim para ligjvënësve.

Ishte vala e dytë e faljeve që Presidenti Trump ka bërë këto dy ditë dhe u bënë të ditura sapo zotiTrump arriti në Palm Beach të Floridës, për sezonin e festave.

Gjithsej ai bëri të mërkurën 26 falje presidenciale dhe zbuti një pjesë ose anuloi pjesën e mbetur të dënimeve për tre persona të tjerë.

Me faljen presidenciale, operativi republikan Manafort iu shmang një pjese të mirë të burgimit të tij prej 7 vjet e gjysëm.

70 vjeçari Manafort, ishte ndër të parët në rrethin e ngushtë të Trump që u përball me akuza e ngritura nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller si pjesë e hetimit të tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Stone u dënua në nëntor 2019 nga një juri në Uashington se kishte gënjyer nën betim para ligjvënësve në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Trump e ndryshoi dënimin e tij në korrik, një ditë para se zoti Stone të fillonte të vuante një denim prej tre vjet e katër muajsh burg.

Kushner, babai i dhëndrit të Presidentit Trump Jared Kushner, u dënua me dy vjet burg pasi u deklarua fajtor në 2004 me 18 akuza për evazion fiskal, ndërhyrje tek dëshmitarët dhe dhurime të paligjshme fushate.

Personi që ndoqi penalisht Charles Kushnerin ishte Chris Christie (ish-prokuror në atë kohë), ish-guvernator i Nju Xhërsit. i cili ka shërbyer gjithashtu si këshilltar i zotit Trump.

Christie u citua nga CNN të thoshte se çështja e Charles Kushnerit ishte “një nga krimet më të neveritshme” që ai kishte ndjekur penalisht./ VOA

Etiketa: donald trumpPaul ManafortRoger Stone

Ju sugjerojmë

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
Bota

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

13 Korrik, 2025 4:41 pm
Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Para
Sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese kundër COVID-19 në Shqipëri

Sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese kundër COVID-19 në Shqipëri

Mesazhi i Janullatos për Krishtlindjen: Kremtojmë pa festime

Mesazhi i Janullatos për Krishtlindjen: Kremtojmë pa festime

Emri/ Vritet me armë zjarri 22-vjeçari në Bulqizë, detaje nga policia

Kërcënoi me armë 41-vjeçarin dhe i mori makinën, arrestohet një person

TE FUNDIT

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
13 Korrik, 2025

Në dhjetor të vitit 2024, pothuajse shtatë muaj para se ministri rus i Transportit, Roman Starovoit të gjendej i vdekur...

Lexo më shumë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke...

Lexo më shumë

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
13 Korrik, 2025

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të...

Lexo më shumë

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
13 Korrik, 2025

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com