Në seancën e fundit të këtij sesioni, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë bilancin për vitin 2020.
Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali përgëzoi Kuvendin për punën e bërë online, që sipas saj, bëri të mundur vazhdimin e punës.
Ministrja u ndal dhe tek institucionet e pavarura, duke thënë se kanë besimin e shumicës qeverisëse. Po ashtu ajo bëri thirrje se këto institucione me transparencën që i ofron qeveria të bëjnë detyrën e tyre para ligjit.
“Dua të theksoj besimin tonë si shumicë qeverisëse se institucionet e pavarura sigurojnë balancat dhe kontrollin e ligjit. Përgëzoj Kuvendin për punën e bërë online, që bën të mundur vazhdimin e punës. Platforma e Kuvendi është angazhim i drejtpërdrejt i Kryetarit të Kuvendit me qëllim rritjen e llogaridhënies të ekzekutivit. Për t’u ushtruar me sa më shumë efikasitet mbi ekzekutivin dhe institucionet e tjera. Platforma online nxit një sistem me transparent. Niveli i zbatueshmerisë i zbatuar nga vitet 2018-2020 ka qënë 45% për avokatin e popullit. Ne duam të bëjmë një thirrje që këto institucione me transparencën që i kemi ofruar të bëjnë detyrën e tyre para ligjit, nëse kanë aspirata politike në 2021, do ishte me mirë të garonin në zgjedhjet e ardhshme. Do ishte më mirë të bënin punën e tyre.”,-deklaroi Spiropali./ Opinion.al