Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjencia e lajmeve e përbërë vetëm nga gra që po sfidon qeverinë turke

2020/12/22 at 5:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjencia e lajmeve e përbërë vetëm nga gra që po sfidon qeverinë turke

Në juglindjen me shumicë kurde të Turqisë, një agjenci lajmesh e përbërë tërësisht nga gra po jep shembull në raportimin e çështjeve të grave dhe të të drejtave të njeriut. Por agjencia e re “JIN News” po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër nga qeveria, e cila pretendon nga ana e saj se po lufton terrorizmin.

Nën moton, “Në rrugën e së vërtetës, me penën e një gruaje”, agjencia JIN News e përbërë vetëm nga gra, kërkon të ekspozojë shfrytëzimin dhe dhunën me të cilën përballen gratë.

“JIN News po bën gazetari kudo ku janë gratë, duke ndjekur çdo aspekt të jetës së tyre, me synimin për ta bërë punën e grave të dukshme dhe duke u siguruar atyre një platformë për të shprehur pikëpamjet e tyre”, thotë Gulsen Kocuk redaktore në angjencinë JIN News.

Agjencia e ka bazën në juglindjen me shumicë kurde të Turqisë, qendra e një kryengritjeje prej disa dekadash nga anëtarët e grupit etnik më të madh të vendit.

Me raportimet mbi abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë ndaj grave, përfshirë përdhunimin, agjencia është vërë në shënjestër nga qeveria dhe akuzohet nga autoritetet për propagandë terroriste.

“Kemi përjetuar shumë keqtrajtime që vinin në shënjestër gazetaret, si arrestime, ndalime, bastisje zyrash dhe konfiskim të pajisjeve tona teknike. Pothuajse 20 nga koleget tona kanë qenë disa herë në burg”, thotë redaktorja Gulsen Kocuk.

Autoritetet kanë mbyllur faqen e internetit të agjencisë të paktën dhjetë herë.

Çdo herë, ajo rihapet me një emër tjetër.

Turqia këtë muaj u rendit si vendi i dytë më i keq në botë për burgosjen e gazetarëve.

Por nuk është vetëm raportimi i temave të debatueshme që e vë agjencinë JIN në shënjestër të qeverisë.

“Ato nuk trajtohen si gazetare. Ato trajtohen si terroriste dhe ky është problemi. Qeveria nuk e kupton se ato gëzojnë të drejtën të bëjnë gazetari objektive në rajon. Arsyeja tjetër? Vitin e fundit, kemi parë një padrejtësi të theksuar nga zyrtarët qeveritarë ndaj aktivizmit për të drejtat e grave”, thotë Emma Sinclair-Web, hulumtuese me organizatën Human Rights Watch.

Lëvizjet për të drejtat e grave në të gjithë Turqinë janë bërë një nga sfidat më të zëshme ndaj qeverisë, e cila po përpiqet të kufizojë të drejtat gjinore të fituara me vështirësi ndërsa ka bërë thirrje për t’u tërhequr nga një konventë ndërkombëtare për të drejtat e grave.

Pavarësisht nga kërcënimi i sulmeve të policisë, agjencia JIN News nuk po tërhiqet.

“Frika as që na shkon në mendje. Sigurisht ne duam të jemi në gjendje të shkruajmë në një ambjent më të sigurtë. Por nëse mbron shtypin e lirë, nuk duhet të ketë vend për frikë, pasi frika të bën të mbetesh mbrapa“, thotë redaktorja Gulsen Kocuk.

Por me qeverinë që pretendon se Turqia po përballet me kërcënime të papara dhe premton se nuk do të bëjë asnjë lëshim në luftën e saj kundër terrorizmit, për agjensinë e lajmeve JIN, beteja e saj për të sjellë perspektivën e grave në gazetari do të jetë një rrugë e gjatë./VOA

Etiketa: Agjenci lajmesherdoganvoa

Ju sugjerojmë

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev
Bota

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

24 Maj, 2025 11:56 am
VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

24 Maj, 2025 11:44 am
“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
Aktualitet

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

24 Maj, 2025 11:26 am
Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

24 Maj, 2025 11:16 am
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
Aktualitet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

24 Maj, 2025 10:39 am
Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm
Bota

Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm

24 Maj, 2025 10:18 am
‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!
Aktualitet

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!

24 Maj, 2025 10:14 am
Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Aktualitet

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

24 Maj, 2025 9:59 am
Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Aktualitet

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

24 Maj, 2025 9:50 am
Para
VIDEO/ Mijëra kamionë në radhë, Franca rihap kufirin me Britaninë

VIDEO/ Mijëra kamionë në radhë, Franca rihap kufirin me Britaninë

“Kushtetuesja”/ KED lejon kandidimin e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos

"Kushtetuesja"/ KED lejon kandidimin e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos

Soreca: 10 milionë euro nga BE për Shqipërinë për luftën anti-Covid

Emërimi i Binaj, Soreca:KED të finalizojë pa vonesë listat për Presidentin

TE FUNDIT

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev
24 Maj, 2025

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u përball me sulme të pareshtura me dronë dhe raketa nga Rusia gjatë natës dhe mëngjesit...

Lexo më shumë

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim
24 Maj, 2025

Kapet në flagrancë në serën ku kishte kultivuar bimët narkotike dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Sipas policisë shtetasi i arrestuar...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
24 Maj, 2025

Është bërë bilanci nga ana e Prokurorisë së Përgjithshëm sa i takon krimeve zgjedhore deri më datë 22 maj. Në...

Lexo më shumë

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
24 Maj, 2025

Dyshohet se kreu 4 vjedhje brenda një nate, arrestohet nga policia 28 vjeçari në Fier. ‘Zbardhen 4 vjedhje në subjekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com