I shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë, Brilant Martinaj duket se nuk ka qenë një personazh i panjohur për policinë.
Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se kushëri i Ervis Martinaj ishte një personazh me lidhje në zonë, e madje me lidhje edhe me policinë.
“Brilant Martinaj është një personazh i njohur. Është kushëri i Ervis Martinaj. Është nga zona e Fushëkuqes.
Ai ishte një person që e njihte zonën, me lidhjet e veta në atë zonë, me njohje me policinë. Sot qarkullonin disa video që e kishte ndaluar policia dhe i thoshte: Na falni, mund të vazhdoni, jeni i nderuar”, u shpreh Lala referuar emrit të 21-vjeçarit Brilant Martinaj.
Ndërkohë gazetarja Etleva Delia, tha se Martinaj ishte një person që dihej se që 15 vjeç lëvizte me armë./Opinion.al