Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Fshirja e adresave të shqiptarëve në Preshevë, spastrim etnik

2020/12/21 at 9:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Fshirja e adresave të shqiptarëve në Preshevë, spastrim etnik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar këtë të hënë me nën kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, dhe përfaqësues të Preshevës dhe Medvegjës.

Përmes një postimi në mediat sociale, Basha bën me dije se në takim kanë diskutuar për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Preshevë.

“Një vend të veçantë zuri në këtë takim procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e cila është më masive në Medvegjë, por po shtrihet me shpejtësi edhe në Preshevë dhe Bujanovc.

Kjo çështje duhet trajtuar me prioritet, sepse nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të ndryshojë struktura etnike e Luginës së Preshevës. Ajo çfarë po bën Serbia është spastrim i pastër etnik”, shkruan Basha.

Më tej ai hedh akuza ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili këtë vit ka qenë në krye të OSBE-së, duke thënë se nuk e ka trajtuar këtë çështje të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Shqipëria ka humbur një mundësi gjatë drejtimit të OSBE-së, për ta trajtuar këtë çështje tejet të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët në këtë mënyrë humbasin çdo të drejtë. U shpreha miqve nga Lugina e Preshevës vendosmërinë time menjëherë pas marrjes së detyrës së Kryeministrit, për ta trajtuar me prioritet dhe në çdo institucion ndërkombëtar këtë çështje, e cila është shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Një vend të veçantë zuri dhe Kosova dhe përpjekjet për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të UÇK.Askush nuk mund ta përbaltë luftën e drejtë të UÇK, dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mos rishkruhet historia, ku agresori të kthehet në viktimë, siç po përpiqen ta shesin sot.Shqipëria do të miratojë në seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, rezolutën që dënon krimet serbe në Kosovë, si dhe do të heqë të gjitha barrierat mes dy vendeve, duke nisur me traun e rrugës Durrës-Kukës.Shqipëria duhet dhe do të luajë një rol më të rëndësishëm mbështetës dhe koordinues mes shqiptarëve, për të mirën e përbashkët që është zhvillimi ekonomik, integrimi euroatlantik dhe forcimi i faktorit shqiptar kudo ku jeton e punon”, shkruan Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashakosovepartia demokratikepresheve

Ju sugjerojmë

Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku
Politikë

Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku

5 Nëntor, 2025 12:37 pm
Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
Aktualitet

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

5 Nëntor, 2025 12:12 pm
Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
Bota

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

5 Nëntor, 2025 12:02 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

5 Nëntor, 2025 11:58 am
“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë
Kryesore

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë

5 Nëntor, 2025 11:56 am
Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT
Aktualitet

Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT

5 Nëntor, 2025 10:27 am
Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
Kronikë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

5 Nëntor, 2025 9:26 am
Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025 8:28 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:25 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:23 am
Para
Covid/ ISHP: Kombinimi me virozat respiratore e vështirëson gjendjen

Mutacioni i COVID/Tomini:Duhet të mësojmë nëse riinfekton, ja si të ruheni

Mutacioni i ri i COVID-19, OBSH: Nuk është më vdekjeprurës, duhet frenuar

Mutacioni i ri i COVID-19, OBSH: Nuk është më vdekjeprurës, duhet frenuar

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin "Opinion"

TE FUNDIT

Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku

Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku
5 Nëntor, 2025

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, në një konferencë për media ditën e sotme, ka vijuar me publikimin e dosjes hetimore...

Lexo më shumë

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
5 Nëntor, 2025

Sot kryeministri Edi Rama ka mbedhur në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant...

Lexo më shumë

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
5 Nëntor, 2025

Imazhet e para satelitore të njohura të dy avionëve luftarakë kinezë të gjeneratës së gjashtë janë publikuar. Sipas medias “The...

Lexo më shumë

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, deklaroi se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com