Italia ka evidentuar një pacient me llojin e ri të koronavirusit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se njoftimi është bërë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që ky varian i ri i COVID-19 është shënuar si fillim në Britani, ku edhe po përhapet me shpejtësi.
Disa vende evropiane kanë ndaluar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, me shpresën e bllokimit të këtij varianti të ri të koronavirusit./Opinion.al