Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përcjellja e fundit për mjekun Dobi, rektori Gjata: Pse kaq shpejt Drin?

2020/12/20 at 10:09 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet një nga të dyshuarit, zbardhet vrasja e efektivit Xhulio Prela

Mjeku Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e koronavirusit është përcjellë të shtunën në banesën e fundit, në prani të miqve dhe të afërmeve. Ai ndërroi jetë disa ditë më parë në një spital në Itali, ku u dërgua pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Duke e  cilësuar veçanërisht si mjek të përkushtuar për pacientët, Rektori i Universitetit të Tiranës Arben Gjata, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ndan disa kujtime me kolegun Dobi.


Publikimi i plotë

Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë. E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës. Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjëj të bardhe, engjëj mantel-bardhe!Pse kaq shpejt Drin? Kishe ende shume per te bere!

Porta e shpirtit tend te pa fund ka qene edhe me e gjere se dera e madhe e Dobateve! Nisemi Drin! Drin, si dikur, kur veç njëri prej nesh kish makinë dhe shoqëronim njëri- tjetrin. Si dikur Drin, kur uleshim mbrëmjeve e flisnim gjatë.

Eja Drin, futi valixhet në bagazh. A ke harruar gjë?!  A nisemi ?! Pse e ke me dy mendje Drin?! Çfarë ke harruar?! Kthehu, merr atë që ke harruar dhe eja.. Të shoh Drin. Ke harruar përqafimin e fundit. Të shoh teksa e merr nga Ersi, Florida dhe Flora. I shtrenjti yt David të vështron gjatë. Dhe ti ngulesh përballë tij dhe harron se je për rrugë Drin.

Eja Drin! Erdhi koha për t’u nisur.Sa shumë gjëra kam për të thënë Drin dhe sa pak kohë ka mbetur deri në aeroport.A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote Drin? Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde. Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur. A e mban mend Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë “po”. Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient. Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë.

Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendarë’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë.Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë.

Sa shpejt ikën koha mik. Sa hap e mbyll sytë dhe gjendemi në këtë udhëtim të fundit bashkë. Sa shumë njerëz janë në këtë udhëtim Drin! Janë të gjithë pacientët dhe miqtë e tu. Janë të gjithë ata që të njohën dhe i njohe, që të prekën dhe i preke, që të deshën dhe i deshe.

Janë ata që qeshën me humorin tënd brilant dhe çmuan thjeshtësinë tënde deri në madhështi.Janë ata që të mbështetën dhe që shpresuan në rikthimin tënd Drin. Jemi të gjithë Drin.

Rrugë të mbarë mik! Do të takohemi të gjithë një ditë!

Etiketa: arben gjataDrini Dobi


Ju sugjerojmë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
Kronikë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13 Shtator, 2025 2:12 pm
Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
Bota

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

13 Shtator, 2025 2:05 pm
Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

13 Shtator, 2025 1:45 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk
Bota

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

13 Shtator, 2025 1:11 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

13 Shtator, 2025 12:37 pm
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

13 Shtator, 2025 11:33 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

13 Shtator, 2025 11:01 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Rajoni

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

13 Shtator, 2025 10:32 am
Para
Tiranë/Kryhet ndërhyrja e rrallë kirurgjikale, shpëton gruaja nga Shkodra

Tiranë/Kryhet ndërhyrja e rrallë kirurgjikale, shpëton gruaja nga Shkodra

Rrëmbente dhe piqte te vdekurit,historia e frikshme e kanibalit të Tiranës

Rrëmbente dhe piqte te vdekurit,historia e frikshme e kanibalit të Tiranës

Berat/Vrau bashkëfshatarin për borxhin e pashlyer, burg 44-vjeçarit

Berat/Vrau bashkëfshatarin për borxhin e pashlyer, burg 44-vjeçarit
















TE FUNDIT

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
13 Shtator, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Mifol, pasi u gjeti në shtëpi armë...

Lexo më shumë

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
13 Shtator, 2025

Dy shkolla të drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), të cilat shërbenin si strehë për civilët, janë...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
13 Shtator, 2025

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës...

Lexo më shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
13 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com