Qeveria italiane ka miratuar masat e reja anti-Covid duke mbyllur vendin totalisht për festat e fundvitit. Pas takimit me Këshillin e Ministrave, kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se është marrë vendimi që nga data 24 dhjetor deri në 6 janar Italia të jetë “zonë e kuqe”.
Qytetarët italianë nuk do të kenë mundësi të lëvizin nga një rajon në tjetrin për festat e fundvitit, përveç për arsye pune dhe nevoje dhe shëndetin..
Supermarketet dhe ushqimoret padyshim që janë gjithmonë të hapura përveç ditës së Krishtlindjeve dhe ditës së Vitit të Ri. Të hapura janë edhe farmacitë dhe parukeritë, ndërsa qendrat tregtare janë të mbyllura.
Baret dhe restorantet do të mbyllen për festat, ndërsa qeveria Conte ka përgatitur një fond prej 645 milionë eurosh për mbylljen e tyre.
“Kemi aktivizuar masat e ndihmës së drejtpërdrejtë përveç ndalimit të disa taksave. Ne kemi një shpërblim të menjëhershëm prej 645 milionë euro për restorantet dhe baret që do të detyrohen të mbyllen”, tha Conte./ Opinion.al