Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta për Klodian Rashën, Rama: Duhet të na bëjë të reflektojmë

2020/12/18 at 4:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID/Rama intervistë për “Forbes”:I kemi ndihmuar financiarisht qytetarët

Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçi. Rama në fjalën e tij është ndalur tek protestat e zhvilluara nga qytetarët për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Kryeministrit ka thënë protesta ishte e veçantë në llojin e vet, ndërsa shtoi se ajo duhet t’i bëjë të gjithë që të reflektojë.

“Këtë kalim stafete këtu në Ministrinë e Brendshme mund ta përcjellim gjerësisht, bashkë me mesazhet përkatëse. Përpara pak ditësh, qeveria suedeze ka publikuar anketimin e përvitshëm lidhur me policimin në komunitet dhe unë do të dëshiroja shumë që rezultatet e këtij anketimi të jenë edhe hapi i parë i komunikimit të ministrit të ri të Brendshëm në të gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe po ashtu edhe me publikun, pasi bëhet fjalë për një anketim tërësisht të pavarur, të besueshëm dhe shumë domethënës për të pasur një pasqyrë objektive të ecurisë së punës së Policisë së Shtetit. Shumë e rëndësishme është për të pasur edhe një pasqyrë të marrëdhënieve mes policisë dhe qytetarëve, pasi në këtë proces janë pyetur qytetarët dhe prej tyre është marrë opinioni, bazuar në metodat shkencore të vlerësimit të opinionit publik mbi perceptimin e tyre mbi policinë dhe aspekte të ndryshme të punës së policisë. Më vjen mirë të nënvizoj se bëhet fjalë për një pasqyrë mbresëlënëse dhe shumë domethënëse dhe ky takim i sotëm ndodhi si rezultat i një ngjarjeje. Unë dua ta nis me fundin, jo me zanafillën, për të shkuar pastaj edhe te zanafilla. Kur them fundin kam parasysh shpërthimin e një proteste goxha të veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë e minorenëve, fëmijëve, për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq, por sidoqoftë domethënës, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj Policisë së Shtetit, një agresion i frymëzuar, i nxitur, organizuar, sistematik për vite e vite me radhë, por për të kuptuar edhe përtej kësaj. Për të kuptuar se çfarë ne duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme, e denjë për vende ku fëmijët janë mish për top për organizata terroriste, me synime ekstreme, që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme. Doja të ngrija pyetjen pse protestojnë njerëzit në demokraci? Sepse demokracia nuk është një sistem i përsosur. Demokracia është e keqja më e vogël ndër format e mundshme të njohura deri më sot të organizimit shoqëror dhe shtetëror”,-tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: edi ramaKlodian Rashaprotesta

Ju sugjerojmë

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Bota

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

30 Korrik, 2025 7:16 pm
OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik
Bota

OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik

30 Korrik, 2025 7:05 pm
Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë
Bota

Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë

30 Korrik, 2025 6:47 pm
“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Aktualitet

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

30 Korrik, 2025 6:17 pm
Para
COVID-19, Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit të emigrantëve

COVID-19, Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit të emigrantëve

Rama: Policia nuk  e ka tejkaluar kurrë të drejtën e ushtrimit të forcës

Rama: Policia nuk e ka tejkaluar kurrë të drejtën e ushtrimit të forcës

Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

Koronavirusi/ 11 viktima dhe 580 raste të reja në Shqipëri

TE FUNDIT

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
30 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën gjermane Zeit Magazin, ku rrëfen rrugëtimin e tij...

Lexo më shumë

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
30 Korrik, 2025

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni...

Lexo më shumë

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
30 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ditën e sotme, që mandati i vetëm që fitoi Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
30 Korrik, 2025

Kodi i ri Penal i propozuar nga Ministria e Drejtësisë po ngjall debate të forta në radhët e juristëve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com