Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Hoxha: Bledi Çuçi më ka marrë në pyetje si hetues për shkrimet e mia

2020/12/18 at 1:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Hoxha: Nuk kam konsumuar hashash, por u kam dhënë kolegëve

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar lëvizjet në kabinetin qeveritar, ku kryeministri Edi Rama vendosi që në postin e Ministrit të Brendshëm të emëronte Bledi Çuçin dhe në vendin e tij te Ministria e Bujqësisë të kalonte Milva Ikonomin.

Gazetari rrëfeu në një intervistë në Abc news se Bledi Çuçi në kohën që ishte oficer i policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Tiranës e ka marrë në pyetje për 2 nga 3 paditë që ishin ngritur kundër tij nga qeveria e kohës, për një artikull me titullin “trafiku me kontrabandën e hidrokarbureve”.

“Mendova se ministri i Brendshëm do të ishte ndonjë emër i panjohur që vjen nga institucione apo ambiente që nuk i njohim, por kryeministri bëri një zgjidhje tjetër. Besoj se këtë e bëri për të shmangur një mos dekretim nga Presidenti.

Unë jam çuditur pse Çuçi u zgjodh ministër Bujqësie, jo i Brendshëm. Mes atyre që ka Rama në kabinet, është më optimali për ta çuar në atë dikaster. Sepse në CV-në e tij, kanë thënë ku ka punuar është marrë me reformën zgjedhore, etj, por Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore, pranë prokurorisë së Tiranës.

Mua më ka rastisur se kam pasur 3 padi, 2 që janë ndjekur direkt nga Çuçi. Jam marrë në pyetje nga Bledi Çuçi, kanë qenë të treja procese, nga të cilat 2 shkuan në gjykatë. Proceset i fituam. Aty e kam njohur Çuçin, rrethanat nuk do të doja të ishin ato. Bledi bënte hetimin, pyetjet, merrte deklarimet e mia. Ishte pa eksperiencë sapo kishte nisur.

Çuçi në të gjithë atë çështje ka ndjekur detyrën që i ka lënë prokurori rreptësisht, nuk ka mbajtur anë. Artikulli ka qenë “trafiku me kontrabandën e hidrokarbureve”. Pjesa kryesore e hetimit drejtuar nga Çuçi lidhej me faktin se nga e kisha marrë unë informacionin. Në proces u thirrën zyrtarë të lartë të ministrisë së Brendshme. Nga ajo kohë kam mbajtur kontakte me Çuçin, më pas ai shkoi kancelar. Çuçi ka edhe një avantazh, duke ardhur nga policia gjyqësore, ai njeh, ka qenë në koherencë me metodat e hetimit, ngjarjet” tha Artan Hoxha./Opinion.al

Etiketa: Artan Hoxhabledi cuci

Ju sugjerojmë

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
Bota

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

9 Gusht, 2025 8:21 pm
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit

9 Gusht, 2025 6:33 pm
Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin
Aktualitet

Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin

9 Gusht, 2025 6:27 pm
Paqe mes Armenisë e Azerbajxhanit, Irani:Të mos ketë ndërhyrje të huaj pranë kufijve
Bota

Paqe mes Armenisë e Azerbajxhanit, Irani:Të mos ketë ndërhyrje të huaj pranë kufijve

9 Gusht, 2025 5:30 pm
Gaza/ Italia u vjen në ndihmë banorëve që vuajnë nga uria
Bota

Gaza/ Italia u vjen në ndihmë banorëve që vuajnë nga uria

9 Gusht, 2025 5:23 pm
Para

Meta: Të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar

Qindra gjoba për mos mbajtjen e maskës, shoqërohen 9 qytetarë

Masat anti-COVID/ Policia: Gjobiten 426 qytetarë dhe një subjekt

Manipulonte provat, “arrest shtëpie” për ish-kreun e Shërbimit të Provës

Manipulonte provat, “arrest shtëpie” për ish-kreun e Shërbimit të Provës

TE FUNDIT

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
9 Gusht, 2025

Pamje tronditëse të publikuara nga aktivistja iraniane Masih Alinejad tregon momentin kur një burrë në Iran shkelmon brutalisht një grua,...

Lexo më shumë

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
9 Gusht, 2025

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës...

Lexo më shumë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
9 Gusht, 2025

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë...

Lexo më shumë

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
9 Gusht, 2025

Pas vendeve të BE-së dhe OKB-së, është Rusia që dënon dhe hedh poshtë planin e Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com