Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj nuk deklarohet para Speciales për aktakuzën kundër tij

2020/12/18 at 12:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Haradinaj nuk deklarohet para Speciales për aktakuzën kundër tij

Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, nuk është deklaruar të premten para Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, lidhur me akuzat që ngarkojnë mbi të.


Ai ka thënë se Prokuroria Speciale është politike, selektive, e njëashme dhe e korruptuar. Mes tjerash, Haradinaj ka thënë se tash e tutje do të përfaqësohet në gjykatë vetëm përmes avokatit.

“Unë më nuk flas, por do të flas vetëm përmes avokatit”, ka deklaruar ai.

Avokatit i Haradinajt në këtë proces gjyqësor do të jetë Toby Cadman. Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 18 dhjetor, kur është pyetur nëse ka pranuar aktakuzën, Haradinaj ka thënë se nuk e ka lexuar këtë dokument.

“Kam nënshkruar diçka, por të them të drejtën as që e kam lexuar”, ka deklaruar ai.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Nicolas Guillou ka konfirmuar aktakuzën ndaj Haradinajt dhe udhëheqësit tjetër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara më 14 dhjetor, është thënë se aktakuza lidhet me “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Këto vepra penale dyshohet se janë kryer në periudhën 7-25 shtator 2020.

Haradinaj dhe Gucati janë arrestuar më 25 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe të Policisë së Kosovës. Fillimisht nuk janë dhënë detaje për arsyet e lëshimit të fletarrestimeve, por më vonë është thënë se ata kanë penguar drejtësinë.

Tri herë gjatë shtatorit, Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se ka pranuar – në mënyrë anonime – dosje që lidhen me Prokurorinë Speciale. Përmbajtja e tyre nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike ose jo.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deri më tash, ky institucion ka njoftuar se ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte kundër disa ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa. Të gjithë këta të fundit ndodhen në objektet e paraburgimit në Hagë./ Burimi: REL

Etiketa: Gjykata SpecialehageNasim Haradinaj


Ju sugjerojmë

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
Para
Krishtlindje dhe COVID-19, OBSH: Duhet një sakrificë e fundit

Krishtlindje dhe COVID-19, OBSH: Duhet një sakrificë e fundit

Dyshohet se ishte kontakti i fundit, flet ish e dashura e Taulant Pashos

Dyshohet se ishte kontakti i fundit, flet ish e dashura e Taulant Pashos

FOTO/ Ja kush është 18-vjeçari që vrau me armë gjahu shokun

Dibër/ Vrau aksidentalisht shokun, arrestohet 18-vjeçari
















TE FUNDIT

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
6 Shtator, 2025

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 6 shtator 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
6 Shtator, 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhe ashtu si ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com