Kuvendi votoi sot me 96 vota “pro”, anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë.
Lajmi është konfirmuar dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili e quan detyrë shtëpie zgjedhjen e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese.
“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota pro, mjaftueshëm për ta zgjedhur atë si anëtar të ri të GJK. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”.-shkruan Balla./ Opinion.al