Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dy ministrat e rinj. Bledi Çuçi është dekretuar në postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa Milva Ekonomi është dekretuar në postin e ministres së Bujqësisë.
Po ashtu, Presidenti ka dekretuar dhe shkarkimin e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, post në të cilin u pasua nga Çuçi.
Mësohet se emrat e ministrave të rinj nga qeveria i kanë shkuar presidentit mëngjesin e sotëm, ndërsa i ka dekretuar menjëherë./ Opinion.al