Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe janë gjetur në Itali.
Siç raportimeve në mediat italiane (La Repubblica) kufomat e gjendura në tre valixhe të ndryshme janë evidentuar në zonën midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano. Dyshimet e para të autoriteteve italiane, janë se trupat e viktimave mund të jenë të një çifti shqiptarësh nga qyteti i Vlorës.
Çifti është raportuar si i zhdukur më 2 nëntor 2015 në zonën e Castelfiorentino në rrethana të paqarta.
Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin shpesh në shtetin fqin. Mediat italiane raportojnë se ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore.
Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, dhe më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon.
Një hije dyshimi është debati që ka pasur çifti vlonjat me ish-të dashurën e djalit.
Sipas raportimeve një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe.
Karabinierët dhe prokuroria italiane po punojnë për të arritur në identifikimin e saktë të viktimave, ku tatuazhi i gjetur në parakrahun e burrit, është një nga elementët kryesorë i cili mund të ndihmoj në zbardhjen e identitetit të tyre.
Ndërkohë që autoritetet italiane njoftojnë se hetimet vazhdojnë në disa pista.
Bëhet me dije se mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe “të mbrojtura” nga një lloj paketimi. Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj.
Kërkimet vazhdojnë në zonën midis burgut Solliçiano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno, ku u gjetën tre valixhet. Ekzaminimi i ADN-së mund të sigurojë elemente të dobishëm për hetime.
Dyshohet se mbetjet mund të hënë hedhur në kamp nga një makinë që kalonte në autostradë, ose vrasja e dyfishtë mund të jetë kryer në vend. Të gjitha hipotezat janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit.