Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i TI për Ballkanin dhe Turqinë: Korrupsioni ka kapur shtetin

2020/12/15 at 7:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i TI për Ballkanin dhe Turqinë: Korrupsioni ka kapur shtetin

“Një ligj në Shqipëri i ka dhënë A.N.K Sh.P.K., një kompani pranë Partisë Socialiste në pushtet, një kontratë shumë të lartë për ndërtimin e një rruge 17.2 km. Kostot e ndërtimit pritet të jenë të paktën 300 milionë euro, më shumë se dyfishi i vlerës që qeveria kishte parashikuar. Në Turqi, një ligj riklasifikoi një tokë të mbrojtur për të ndërtuar aeroportin e ri të Stambollit. Gjashtë persona në Maqedoninë e Veriut akuzohën për pastrimin e rreth 4.5 milionë euro për financimin e partisë VMRO-DPMNE. Mes tyre edhe ish-Kryeministri Gruevski, i cili është implikuar edhe në disa skandale të tjera korrupsioni”.


Kështu nis një raporti i organizatës Transparency International, ndërsa shprehet në vijim se: “Këta janë shembuj të kapjes së shtetit, kur persona apo grupe përdorin korrupsionin për të ndërhyrë në polikat kombëtare, në ligje dhe ekonomi për të përfituar për interesat e tyre personale. Kjo i lejon të korruptuarit të qëndrojnë në pushtet, të pasurohen nga shteti dhe të shmangin dënimin. Qytetarët e thjeshtë paguajnë për këtë përmes standardit të jetesës, mundësive të limituara, humbjes së besimit në demokraci, ndërsa shohin qeverinë t’u shërbejë interesave të privatit. Kjo është duke ndodhur në të gjitha nivelet e qeverisjes, nga ajo lokale tek ajo ekzekutive, në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Turqi.  Në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, politikanët dhe rrjeti i tyre i njerëzve  kanë marrë në dorë punët e shtetit duke i bërë këta të fundit përfitues nga korrupsioni, dhe të shpëtojnë pa u ndëshkuar.

Jetike për ndalimin e korrupsionit dhe për të shmangur kapjen e shtetit është një gjyqësor i pavarur . Nëse korrupsioni nuk ndëshkohet atëherë do të ndodhë që ndikimi mbi qeveritë, institucionet, dhe sektorë të tjerë të jetë i pakontrolluar.

Njësoj si shembulli i pastrimit të parave në Maqedoni, ku 5 milionë euro të padeklaruara të cilat u përdorën si pastrim parash, u vunë në funksion nga politikanët gjatë fushatës elektorale”.

Lidhur me rezultatet e këtij raporti ka reaguar edhe ish-deputetja Jorida Tabaku e cila përmes një publikimi në rrjetet sociale shprehet se korrupsioni ka kapur çdo qelizë të qeverisë.

“Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ky është një konstatim jo veç i opozitës por edhe i një raporti të dedikuar të TI, një institucioni të specializuar për korrupsioin.  Sot qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara, sot ligjet shkruhen e kalohen nga interesa të ngushta klienteliste dhe sot interesat kriminale vendosin për ndarje tenderash e koncesionesh.  Raporti vlereson se raste si ai i Vangjush Dakos që ka përfshirë grupe kriminale në blerje votash, ai i Tahirit me përfshirjen me trafikun ndërkombëtar të drogës, rasti i ligjit te lojerave te fatit ku qeveria mbështeti qartësisht grupet kriminale dhe favorizoi klientët e saj janë shembuj të qartë të kapjes së shtetit. Në raport përmenden dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita”, shprehet Tabaku./Opinion.al

Shënim: “Transparency International” është një organizatë ndërkombëtare jo qeveritare e angazhuar në çështjet e korrupsionit dhe jo vetëm politik. E themeluar në 4 maj të vitit 1993, organizata ka seli në Gjermani dhe drejtohet nga Delia Ferreira Rubio.

Raporti i “Transparency International” merr në analizë dy faktorë kyç në kapjen e shteti në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: mosndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta dhe ligjet e veçanta.

Etiketa: raportitransparency international


Ju sugjerojmë

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
Bota

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

30 Gusht, 2025 5:41 pm
Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë
Bota

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

30 Gusht, 2025 5:38 pm
Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza
Aktualitet

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

30 Gusht, 2025 5:34 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Makina përplas këmbësorin në “Rrugën e Kombit”

30 Gusht, 2025 5:29 pm
Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
Aktualitet

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet

30 Gusht, 2025 5:04 pm
Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë
Aktualitet

Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë

30 Gusht, 2025 4:58 pm
Kuçovë/Stuhia këput kabujt e energjisë dhe ndez vatrën e zjarrit pranë Bazës Ajrore
Aktualitet

Kuçovë/Stuhia këput kabujt e energjisë dhe ndez vatrën e zjarrit pranë Bazës Ajrore

30 Gusht, 2025 4:53 pm
Pemë të thyera, e tenda të rrëzuara, pasojat e stuhisë në Pogradec
Aktualitet

Pemë të thyera, e tenda të rrëzuara, pasojat e stuhisë në Pogradec

30 Gusht, 2025 4:49 pm
SHBA, emrat e kandidatëve të mundshëm demokrat për nënpresident
Bota

Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

30 Gusht, 2025 4:45 pm
Situatë e rëndë në Gaza/ 10 vdekje nga uria në 24 orë, mes tyre 3 fëmijë
Bota

Situatë e rëndë në Gaza/ 10 vdekje nga uria në 24 orë, mes tyre 3 fëmijë

30 Gusht, 2025 4:41 pm
Para
Situatë alarmante në Britani, dyfishohen rastet me COVID brenda një javë

Situatë alarmante në Britani, dyfishohen rastet me COVID brenda një javë

Itali/Dy trupa të copëtuar brenda valixheve, dyshime për çiftin nga Vlora

Itali/Dy trupa të copëtuar brenda valixheve, dyshime për çiftin nga Vlora

Protestë e pazakontë në Durrës, të rinjtë marshojnë me arkivol në krah

Protestë e pazakontë në Durrës, të rinjtë marshojnë me arkivol në krah
















TE FUNDIT

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
30 Gusht, 2025

Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i bëri thirrje të shtunën Qeverisë amerikane ta tërheqë vendimin e saj...

Lexo më shumë

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë
30 Gusht, 2025

Forcat ukrainase goditën me dronë dy rafineri të mëdha nafte në Rusi – Krasnodarin në jug dhe Syzranin në rajonin...

Lexo më shumë

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza
30 Gusht, 2025

Situatë e pazakontë nga moti i keq në Sarandë. Stuhia e fortë e erës dhe shiut jo vetëm ka shkaktuar përmbytje...

Lexo më shumë

Makina përplas këmbësorin në “Rrugën e Kombit”

Helmohen disa banorë në Bulqizë
30 Gusht, 2025

Një aksident është shënuar ditën e sotme në në “Rrugën e Kombit”. Policia bën me ndije se rreth orës 16:00,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com