Kjo e martë do të karakterizohet nga kthjellimet në të gjithë territorin por me temperatura të ulëta.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike përjashtuar zonat malore ku herë pas-here do ketë kalime vranësirash.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 16°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 33 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./ Opinion.al