Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina në Kosovë, Hoti: Presim të marrim për 20% të popullatës

2020/12/13 at 6:08 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoti e konfirmon se nuk do të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se institucionet e vendit janë duke u përgatitur për vendosjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit.

“Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve”, ka thënë kryeministri Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ai tregon për situatën e pandemisë në Kosovë.

Sipas kryeministrit Hoti, institucionet po punojnë shumë për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

“Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to”, thotë Hoti.

Vaksinat kërkojnë kushte të veçanta të transportit dhe ruajtjes. Përshembull vaksina e kompanisë Pfizer e cila është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe disa vende tjera, kërkon kushte të mbajtjes në temperaturë -70 gradë Celsius.

Kryeministri tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komunat.

“Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje”, tha kryeministri Hoti.

Mungesa e oksigjenit vë në sprovë spitalet rajonale

Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID19. Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, nga testimi i 1.555 mostrave janë regjistruar edhe 524 persona të infektuar me koronavirus.

Kryeministri Hoti, thotë se në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%.

“Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Por, situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve”, tha Hoti.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 1.186 kanë vdekur ndërsa 33.064 janë shëruar./REL

Etiketa: hotikosoveVaksina

Ju sugjerojmë

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak

22 Janar, 2026 12:21 pm
Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”
Bota

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”

22 Janar, 2026 12:19 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Bordi i Paqes, PD kërkon që Shqipërinë ta përfaqësojë Begaj, jo Rama

22 Janar, 2026 10:58 am
Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë
Aktualitet

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë

22 Janar, 2026 10:14 am
Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
Bota

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

22 Janar, 2026 9:23 am
“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare
Aktualitet

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

22 Janar, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 janar 2026

22 Janar, 2026 8:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 janar 2026

22 Janar, 2026 8:22 am
Para
Video/Nis ndryshe në ditën e pestë protesta

Video/Nis ndryshe në ditën e pestë protesta

Protestuesit shtrihen para Kryeministrisë: Lironi shokët tanë

Protestuesit shtrihen para Kryeministrisë: Lironi shokët tanë

Video/Policia nis hedhjen e ujit,ndalohen protestuesit në marshimin e tyre

Video/Policia nis hedhjen e ujit,ndalohen protestuesit në marshimin e tyre

TE FUNDIT

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në seancën plenare, iu përgjigj deputetëve demokratë se përse nuk mori pjesë në forumin e...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
22 Janar, 2026

Presidenti amerikan Trump nënshkroi dokumentin i pari, duke themeluar zyrtarisht Bordin e Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit...

Lexo më shumë

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
22 Janar, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin u përpoq të distancohej nga çdo rol i Moskës në debatin për Groenlandën të mërkurën, duke...

Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”
22 Janar, 2026

Mbretëria e Bashkuar nuk do të nënshkruajë traktatin e quajtur “Bordi i Paqes” të Presidentit amerikan Donald Trump, për shkak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com