Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar një numër të lartë infektimesh nga COVID-19.
Sipas autoriteteve shëndetsore janë mbi 1 mijë persona të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID-19.
Ndërkaq, sa i përket numrit të viktimave, raportohen për 26 persona të cilët nuk ia dolën dot të fitonin betejën, mes tyre një i ri 30-vjeçar. I riu ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese, theksojnë autoritetet.
Nga raportimet bëhet me dije se një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Deri më tani janë rreth 20 bluza të bardha që nuk ia kanë dal të fitojnë betejën me COVID-19./Opinion.al