Protestuesit në qytetin e Shkodrës kanë hyrë pasi kanë thyer dyret dhe xhamat kanë brenda selisë së Partisë Socialiste duke nxjerrë prej aty objekte të ndryshme e madje edhe podiumin nga ku bëhen deklaratat.
Pasi i kanë nxjerr jashtë objektet e mundshme, protestuesit u kanë vënë atyre flakën. Policia nuk ka ndërhyrë në momentet e para, ndërsa është pritur ardhja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve./Opinion.al