Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i mori Balzaku dy vota në akademinë franceze

2020/12/12 at 11:05 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si i mori Balzaku dy vota në akademinë franceze

Nga Aurenc Bebja –

“Les Annales politiques et littéraires” kanë botuar, më 19 gusht 1900, në faqen n°10, dhe me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeniut francez Honoré de Balzac, rrëfimin e një gjeniu tjetër francez, atë të Victor Hugo-së, në lidhje me prapaskenat e sigurimit të dy votave për Balzakun në Akademinë franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Po kaloja me makinë në rrugën Faubourg-Saint-Honoré, kur, përpara Elysée-së, pashë z. de Balzac që më bënte shenjë të ndaloja. Doja të zbrisja, por ai më ndaloi dhe tha, duke më prekur duart e mia:

 — Dëshiroja të vij t’ju takoj. Ju e dini se jam kandidat për t’u bërë pjesë e Akademisë?

 — Jo.

 — Epo ! po ju a them. Çfarë mendoni?

 — Unë mendoj se keni ardhur tepër vonë. Ju do të keni vetëm votën time.

 — Unë dua veçanërisht votën tuaj.

 — A jeni mjaft i vendosur?

 — Absolutisht.

 Balzaku u largua. Zgjedhjet tashmë ishin pak a shumë vendosur; shumë emra letrar mbështesnin, për arsye politike, kandidaturën e z. Vatout. U përpoqa të bëja propagandë për Balzakun; por u përplasa kundër ideve fikse (të ngulitura) dhe nuk arrita asnjë sukses. U mërzita pak që një burrë si Balzaku të merrte vetëm një votë dhe mendova se nëse do t’i siguroja një të dytë, do të krijoja në mendjen e tij një dyshim të favorshëm për secilin nga kolegët e mi. Si ta arrija këtë votë ?

Në ditën e zgjedhjeve, isha ulur pranë Pongerville-sit të shquar, njeriu më i mirë dhe e pyeta në mënyrë të papritur :

— Për kë votoni?

 — Për Vatout, siç e dini.

 — Unë di aq pak sa kam ardhur të ju kërkoj të votoni për Balzakun.

 — E pamundur.

 — Pse kjo?

 — Sepse zarfi im është përgatitur i gjithi. Shikoni: Vatout.

 — Oh! Kjo nuk prish punë.

 Dhe, në dy gisht letër, me shkrimin tim më të bukur, shkruajta : Balzac.

 — Dhe? më pyeti Pongerville.

 — Epo, do ta shihni.

 Përmbaruesi, i cili po mblidhte votat, na u afrua. Unë i dhashë një nga zarfat që kisha përgatitur. Pongerville nga ana e tij zgjati dorën për të hedhur emrin e Vatout në kuti; por një goditje miqësore në gishta e bëri letrën të bjerë për tokë. Ai e shikoi atë, dukej i pavendosur dhe, ndërsa unë i ofrova zarfin e dytë në të cilin ishte shkruar emri i Balzakut, ai buzëqeshi, e mori dhe e dërgoi me hir të mirë.

Dhe ja pra sesi Honoré de Balzac mori dy vota në Akademinë franceze!”

 (Nga Aurenc Bebja, Francë) Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Etiketa: akademibazakhygoVOTA

Ju sugjerojmë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
Para
VIDEO/Incidente në Komunën e Parisit,policia vijon ndjekjen e protestuesve

Policia/3 efektivë të lënduar, 25 të arrestuar dhe 130 të proceduar

Marrëveshje sekrete me Kinën, OBSH reagon pas akuzave të SHBA

OBSH: Duhen 4.3 miliardë dollarë për vaksinat e vendeve në nevojë

COVID-19/Rritja e numrit të viktimave dhe infektimeve, reagon mjeku Brataj

Covid/Brataj: Ka stabilitet të situatës,ulje e lehtë në numrin e shtrimeve

TE FUNDIT

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
18 Tetor, 2025

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com