Bilblioteka Kombëtare, do të mbyllet përkohësisht deri në një njoftim të dytë.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të saj, ku njoftohet se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara mbrëmjen e djashme nga protestuesët.
“Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.
Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, shkruan njoftimi Bibliotekës Kombëtare.
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës u shtri pothuajse në të gjithë Tiranën dhe zgjati të paktën 5 orë. Në protestën e mbrëmshme nuk munguan as tensionet dhe dhuna.
Protestuesit shkatërruan semaforët, dogjën koshat e plehrave, shkatërruan dyert e Ministrisë së Financave gjithashtu dhe dekorin e vendosur nga Bashkia në kuadër të Krishtlindjeve. /Opinion.al