Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Meta, Basha të fundit për të folur”, Rama: Policia nuk ka rënë nga qielli

2020/12/10 at 6:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Meta, Basha të fundit për të folur”, Rama: Policia nuk ka rënë nga qielli

Gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme kryeministri Edi Rama, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka mbrojtur Policinë e Shtetit, duke e krahasuar atë me të djeshmen e duke mos gjetu pikë takimi.


Rama është shprehur se as Presidenti dhe as kreu i opozitës, Lulzim Basha s’mund të komentoj dhe të hedhi baltë mbi punën dhe përkushtimin që kanë eektivët e policisë.

Mëgjithatë, ndër të tjera Rama është shprehur se si çdo pyll që ka derra njëlloj është dhe Polica e Shtetit për efektivë që ndoshta nuk janë mjaftueshëm të disiplinuar e të përgatitur për të përfaqësuar denjësisht policinë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kthehuni ju lutem pak në kohë dhe shikoni vajzën e “Shqiponjave” Ina Nuka, studente e shkëlqyer, e cila humbi gishtat e dorës, nga goditja kriminale e një protestuesi të dhunshëm. Shikoni kolegët e saj plot efektiv të tjerë të plagosur  gjithashtu përgjatë ofensivës së protestave gjatë dy viteve të fundit dhe mendojini me çfarë janë përballur.

Tragjedia e natës së para dy ditëve është një episod krejt i shkëputur, fatal, i dënueshëm e i pafalshëm, por pa asnjë lidhje me frymën dhe punën e Policisë së Shtetit. Kush thotë të kundërtën ka thjesht një opinion të ndryshëm, rëndom politikisht të motivuar, po fatmirësisht nuk ka fakte që të provojë atë që thotë. Dhe Presidenti i Republikës, që është në fakt prova më ulëritëse e përdorimit disproporcional të forcës së inatit politik e personal në dëm të etikës institucionale dhe vetë ligjit, është i parafundit që duhet të hapë kamaren e gojës për sjelljen e Policisë së Shtetit; jo thjesht sepse është qysh në krye të herës, njëri ndër nxitësit e organizatorët e atyre serialeve të dhunshme që kujtova më lart, as sepse qoftë sa për sy e faqe, nuk e ka thënë kurrë një fjalë të vërtetë solidariteti për efektivat e policisë nën presionin e dhunës, po sepse është njëri ndër shembujt më të këqinj të sjelljes shoqërore e institucionale në historinë e Shqipërisë. Sidoqoftë është i parafundit në këtë rast.

Sepse i fundit që mund të japë gjykime morale e leksione karakteriale, për se si duhet të sillet Policia e Shtetit apo se si duhet të reagojë ministri i brendshëm, pas ngjarjes tragjike të natës së 8 dhjetorit, është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha. Ai në fakt është shembëlltyra e pafuqisë morale dhe e dobësisë karakteriale, jo thjesht sepse është udhëheqësi i disa revolucioneve të mbetura në tentativë, të cilat të vetmen arritje kanë pasur plagosjen e policëve, as sepse është ndotësi numër dy i Policisë së Shtetit me baltën e pafundme të shpifjeve e të akuzave, pas kutërbuesit numër 1 të historisë së Shqipërisë që ka mbi kokë, ai bashkë me Partinë Demokratike, por sepse është ministri i brendshëm i masakrës së 21 janarit, ku nuk ishte një polic patrulle që vrau një njeri në mes të natës në një rrugicë periferike, në rrethana krejt absurde, po ishte qeveria, kryeministria e kthyer në një bunker, me dhjetra grykë zjarri, që vrau katër protestues krejt paqësorë, kur protesta po shpërndahej – pa llogaritur sakatimin kafshëror të qindra të tjerëve. Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Rezultatet e saj sot nuk kanë asnjë krahasim me dje. Gjendja e rendit dhe sigurisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Sjellja e efektivëve të policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Faktet, shifrat, opinioni i publikut, flasin kokëfortësisht për pamundësinë e këtyre krahasimeve.

Por gjithashtu, nuk ka asnjë diskutim se si çdo pyll që ka derrat e vet, ka edhe Policia e Shtetit të padenjët e saj. Dhe askush, asnjëherë nuk ka pretenduar të kundërtën. Përkundrazi, vijimësisht, pastrimi i radhëve të Policisë nga të padenjët, ka qenë pjesë e reformimit e transformimit të saj të vazhdueshëm. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit sot, përfshirë edhe ministrin e brendshëm, nuk janë as të rënë nga qielli, as pa gabime në këto vite të stërngarkuara pune, pa orar e pa u ankuar kurrë për vështirësitë e përditshme.

Ama askush nuk mund të ngrejë akuza në drejtim të tyre – me fakte e prova, se me llafe rrugësh e dokrra mediatike kollaj fare – as se janë të lidhur me krimin, as se janë të korruptuar a të mbingarkuar politikisht dhe as se me sjellen e veprimet e tyre, ndikojnë negativisht mbi trupën e Policisë së Shtetit. Sic nuk krahasohen nata me ditën, nuk krahasohen dot jo vetëm puna dhe sjellja e policisë së shtetit dje e sot, po as shkalla e tolerancës dhe niveli i dëgjimit të qytetarëve të qeverisë dje, me qeverinë sot. /Opinion.al

Etiketa: Bashadeklarate per shtypKlodian Rashakryeministrimetaprotesterams


Ju sugjerojmë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit
Politikë

Partia Socialiste fiton Divjakën, ndiqet nga PD e Nisma Shqipëria Bëhet

12 Maj, 2025 9:06 pm
Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
Bota

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

12 Maj, 2025 8:40 pm
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Para
VIDEO/Barnat falas për pacientët me COVID-19, mjeku sqaron procedurën

VIDEO/Barnat falas për pacientët me COVID-19, mjeku sqaron procedurën

Lleshaj: Policia dështoi në parandalimin e atentatit të sotëm në Tiranë

Lleshaj pas dorëheqjes: E mbyll kapitullin me brengë në shpirt

“Jo më pritje”, Kim: Kushtetuesja gati në 31 Dhjetor

"Jo më pritje", Kim: Kushtetuesja gati në 31 Dhjetor
















TE FUNDIT

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
12 Maj, 2025

Qarku i Tiranës është qarku që prodhon më shumë mandate në Republikën e Shqipërisë, me plot 37 të tilla. Nga...

Lexo më shumë

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
12 Maj, 2025

Edhe pse gazetarja Elida Marvataj raportoi se në selinë blu ka pllakosur heshtja, këtë gjë e mohoi koordinatori i kësaj...

Lexo më shumë

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
12 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 2025 në bashkinë e Sarandës të qarkut Vlorë. Bashkia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com