Guri Shuli, punonjësi i ujësjellësit të fshatit Zvirinë ka qenë banori që ka gjetur dy trupat e pajetë të vëllezërve Andi Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç.
Në një prononcim për mediat, pas ngjarjes së rëndë ai shprehet se fillimisht kishte konstatuar në kanal një trup të mbuluar me njërën dorë përjashta dhe menjëherë njoftoi policinë. Por pas ekspertizës së grupit hetimor u zbuluan se ishin dy trupa të pajetë.
“Unë i kam gjetur të dy viktimat. Sot duke shkuar nga kjo rrugë që shkoj përditë konstatova në një kanal një trup të mbuluar, me njërën dorë përjashta. Kur pashë që ishte trup njeriu njoftova policinë dhe erdhën menjëherë. Kur filluan ekspertiza të bëj punën e saj panë që ishin dy trupa. Si fillim konstatova vetëm një trup sepse vetëm një dorë dukej, por ishin dy. Dy meshkuj. Nuk ishin vendas”.
I pyetur nëse kishin plagë në trup ai përgjigjet: “Po, mesa thanë ata (policia) kishin plagë në trup, me armë zjarri”.
“Po sa thanë atë kishin plagë me armë zjarri. Përditë e bëj këtë rrugë por këto ditë që ka qenë shi kam kaluar nga asfalti, sot që ishte kohë e mirë i rashë këtej. Më ra në sy se ai kanali ishte me dhe, kur nuk kishte shumë që ishte pastruar. Thashë si ka mundësi, u afrova kur pashë njërën dorë.”, tha Guri Shuli./ Opinion.al