Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shullazi dhe pesë të tjerë, SPAK ngre akuzat për vrasjen e Vajdin Lamajt

2020/12/08 at 6:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shullazi dhe pesë të tjerë, SPAK ngre akuzat për vrasjen e Vajdin Lamajt

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur pas 15 vitesh, vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit në 27.02.2005 me eksploziv në pallatin ku banonte në Lagjen nr.9, rruga “Dervish Hima”, Tiranë.


Ndërkohë, SPAK bën me dije se me këtë dosje, është bashkuar edhe çështja e ekzekutimit së Klodian Saliut, ish-anëtar i bandës së Durrësit. Saliu u vra në 26 shkurt 2005 teksa po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Lidhur me dy ngjarjet ndaj Shullazit është caktuar një tjetër masë sigurimi, pasi aktualisht ndodhet në burg, ndërkohë që Ymeri është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK.

Gjithashtu, prokuroria ka ngritur akuza dhe ka arrestuar Indrit Taullaun në Kosovë, që pritet të ekstradohet në Shqipëri, ndërsa Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka kryer hetime në funksion të procedimit penal nr.252 të vitit 2020. Hetimet e këtij procedimi penal kanë të bëjnë me dy ngjarje të ndodhura para 15 vitesh, autorët e të cilave nuk ishin zbuluar.

Më konkretisht bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26.02.2005, ku rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Nga këto goditje me armë zjarri ka mbetur i vdekur shtetasi K. Saliu, si dhe është plagosur shtetasi O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.

Ngjarja e dytë është ajo e datës 27.02.2005, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse, kanë gjetur vdekjen shtetasit V. Lame dhe A. Arsi. Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte viktima V. Lamaj, me adresë Kulla Nr.2, Lagja nr.9, rruga “Dervish Hima”, Tiranë.

Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve të veprës penale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre në regjistrin e procedimeve penale ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm.

Pas rifillimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme grumbulloi prova të cilat krijonin dyshime të arsyeshme në lidhje me autorët e këtyre dy ngjarjeve të rënda kriminale. Më tej Prokuroria ju drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj 6 të dyshuarve.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.115 datë 02.12.2020 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve:

  1. Berisha, P. Dervishaj, I. Taulla dhe L. Reci, të dyshuar për veprat penale tëtë “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan Saliu), “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Gjithashtu, po me këtë vendim Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve E. Shullazi dhe V. Ymeri (Imeraj), E. Shullazi për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 07.12.2020 ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit V. Ymeri. Gjithashtu në datën 06.12.2020 falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Republikës së Kosovës u bë e mundur që të kapej në qytetin e Prizrenit shtetasi I. Taulla. Për këtë shtetas kanë filluar procedurat e ekstradimit të tij nga Republika e Kosovës.

Ndërsa në datën 08.12.2020, Policia Gjyqësore ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit E. Shullazi (aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale).

Nisur nga dinamika e hetimeve, në datën 07.12.2020 Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e shtetasit I. Rusi, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Për shtetasit L. Berisha dhe P. Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Hetimet dhe ekzekutimi i masave të sigurimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë dhe shumë efikas me Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Zbulimi dhe përballja me ligjin e autorëve të veprave penale të rënda dhe akoma të pazbuluara ngelet një ndër prioritetet e Prokurorisë së Posaçme. Të gjithë qytetarët që kanë dijeni në lidhje me këto ngjarje kriminale janë të lutur që të deklarojnë në Prokurori duke i garantuar ata për seriozitetin dhe gatishmërinë e Prokurorisë së Posaçme për ti shkuar deri në fund të hetimit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

 

 



Ju sugjerojmë

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
-U tha në Opinion

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

28 Maj, 2025 11:40 pm
Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

28 Maj, 2025 11:39 pm
Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
Kronikë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

28 Maj, 2025 11:36 pm
Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
-U tha në Opinion

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

28 Maj, 2025 10:57 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Para
Akuzohen për dy vrasje, Lulzim Berisha dhe i kunati në kërkim ndërkombëtar

Akuzohen për dy vrasje, Lulzim Berisha dhe i kunati në kërkim ndërkombëtar

Akuza Shullazit/ Si u vra Vajdin Lamaj në shpërthimin brenda ashensorit

Akuza Shullazit/ Si u vra Vajdin Lamaj në shpërthimin brenda ashensorit

“Katar 2022″/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve, Anglia në Tiranë më 28 mars

"Katar 2022"/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve, Anglia në Tiranë më 28 mars
















TE FUNDIT

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
28 Maj, 2025

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta...

Lexo më shumë

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
28 Maj, 2025

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Vetëm...

Lexo më shumë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
28 Maj, 2025

Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të...

Lexo më shumë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com